ATEM
0 0
0
 

Matura 2012/Provimi i letërsisë, kopjacët humbin studimet

30 Maj 12

Thuhet se testi do të përmbajë 25 pyetje në total; 13 pyetjet e para janë me alternativa

Burimi: Shqip

mesuesLetersiRreth 25 mësues të shkollave të mesme janë ngujuar prej tri ditësh në Agjencinë e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve për të hartuar tezën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Zyrtarisht sqarohet se ata nuk kanë asnjë lloj kontakti me ambientet e jashtme të këtij institucioni, për rrjedhojë mësuesit ushqehen dhe flenë në AVA. Ekspertët e arsimit bëjnë me dije se ata do të “lirohen” më datë 2 qershor, pasi të jenë dorëzuar tezat në auditorët e fakulteteve. Specialistët e Ministrisë së Arsimit theksojnë se kjo disiplinë e rreptë synon zhvillimin e një procesi transparent, i cili nuk krijon asnjë mundësi për abuzime.

Testi i parë i Maturës Shtetërore 2012 do të zhvillohet më datë 2 qershor, ndërkohë që mësuesit do të duhet të përzgjedhin 25 kërkesa mes 6 mijë pyetjeve në total. Sivjet, njësoj si vitin e kaluar, ndëshkimi për kopjacët do të jetë i rëndë. Kështu, nëse maturanti përjashtohet nga provimi i letërsisë për kopjim jo vetëm që do të dorëzojë tezën, por do të humbasë të drejtën për të marrë pjesë në provimet pasardhëse për sesionin e këtij viti. Nisur nga kjo logjikë, kandidati për student do të humbasë mundësinë për të ndjekur studimet e larta këtë vit akademik. Atij do t’i duhet të presë vitin e ardhshëm për t’iu nënshtruar sërish testeve të maturës.
 
Sipas specialistëve të MASH-it, tezat e provimeve me detyrim do të vlerësohen me 50 pikë, ndërsa ato me zgjedhje me 40. Duke iu referuar përvojave të mëparshme të sistemit të Maturës Shtetërore rezulton se edhe sivjet testet do të zhvillohen mbi bazën e programeve orientuese, të cilat janë dërguar në të gjitha shkollat e mesme të vendit rreth një muaj më parë. Ekspertët sqarojnë se testi përbëhet nga fragmente të teksteve të ndryshme si: tekst tregimtar, poetik, dramatik, bindës/argumentues, përshkrues, shpjegues, informativ, eseistik, dhe kulturologjik, me të cilat nxënësit mund të mos kenë punuar në klasat e tyre përkatëse. Ata shtojnë se struktura e pyetjeve do të ndërtohet në një mënyrë ku të jenë të përfshira tri nivelet e vështirësisë, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nivelit të nxënësve. Duke iu referuar udhëzimit, struktura e testit do të jetë e ndarë në tri pjesë: e para tekst jo letrar, që do të ketë 40 për qind të pyetjeve, që kryesisht do t’i takojnë gjuhës shqipe, ndërsa dy pjesët e tjera të teksteve letrare, që do të kenë secila nga 30 për qind të pyetjeve, do të jenë rreth fragmenteve të autorëve të përzgjedhur qofshin ata të huaj apo shqiptarë. Bazuar në një nga pikat e rregullores së Maturës Shtetërore për vitin 2011-2012, e cila parashikon procedurat e zhvillimit të testeve, thuhet se testi do të përmbajë 25 pyetje në total. 13 pyetjet e para janë me alternativa, duke qarkuar një nga përgjigjet që maturanti mendon se është e saktë, ndërsa pjesa tjetër e tyre do të jetë me shtjellim, rrjedhimisht nxënësi duhet të argumentojë përgjigjen duke iu referuar pyetjes. Rregullorja e hartuar nga Ministria e Arsimit për maturën e këtij viti parashikon që zhvillimi i testimit të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Shtypi i dites

Analize







microsoft




Sondazh
Pas trazirave në stadium dhe qëndrimit zyrtar serb në lidhje me to
(Si mendoni për vizitën e kryeministrit tone në Beograd?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
ikub #:
 0 1205300136





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan