marketkonekt
0 0
0
 

Aplikimi per ne Universitete, ja procedura per t’u ndjekur!

18 Kor 12

Zbardhen te gjitha veprimet qe duhet te kryeni, per te aplikuar per studimet ne Universitetet publike

Burimi: ikub.al

formulariMat

Natyrisht që pas përmbylljes së provimeve të Maturës Shtetetëore për këtë vit, për të gjithë kandidatët për studentë është radha të proçedojnë me aplikimin e mëtejshëm për të ndjekur studimet nëpër Universitetet publike. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka zbardhur sot të gjithë procesin, që duhet të ndjekin kandidatët, duke nisur që nga pagesa e tarifës e deri te plotësimi i formularit A2 dhe paraqitjen në laboratorët e shkollave, aty ku do të përmbyllet i gjithë aplikimi.

Pagesa
Pikë së pari, secili kandidat për student  duhet te kryejë pagesen prej 2000 lekesh ne llogari te AKP. Faturën e pagesës duhet ta printoni te siti www.akp.gov.al, duke shkuar te rubrika "MATURA SHTETERORE" e më pas duke zgjedhur nen rubrikën "Fatura e Formularit A2" http://www.akp.gov.al/images/pdf/fatura_a2.pdf
 
Plotesimi i formularit
Pasi të siguroheni për printimin e faturës së pagesës, te rubrika "MATURA SHTETERORE" është edhe nen rubrika "Formulari A2 (pakete informuese)", aty ku mund të gjeni:
 
Ky formular, që paraprakisht duhet printuar, iu shërben për të bërë plotësimin e 10 preferencave tuaja. Ndërsa, kur të vini nëpër laboratore, bashkë me formularin e plotësuar, këto preferenca duhen hedhur edhe  në sistemin e krijuar nga AKP e ku do të futeni përmes “pasword”-it. 
 
b.Do te gjeni edhe paketën e plotë informuese për plotësimin e formularit A2 (MSH 2012) www.akp.gov.al/images/pdf/Paketa%20informuese%20per%20Formularin%20A2.zip.
E gjitha konsiston në një paketë me të gjithe komponentet qe i nevojiten nxenesve maturante per aplikimin A2. Praktikisht, pasi të hidhni 10 preferencat edhe në sistem, duhet t’i jepni DERGO, ndërkohë që sistemi do t’ju kërkojë edhe ID-në tuaj dhe kodi i profesorit mbikëqyrës.
 
c.Gjithçka ju shpjegohet më së miri në videon udhëzuese, që do t’ju shërbejë për të pasur gjithçka më të qartë mbi plotësimin e Formularit A2 http://msh.tirana.bz/videos/a2/v2/ . Video është e shoqeruar me audio, që iu shpjegon menyren se si do te realizohet procesi i aplikimit online.
 
VINI RE!
Aplikimi, me hedhjen e preferencave në sistemin e AKP-së, do të realizohet më datë 23-24 korrik 2012 (për qytetin e TIRANES) ne mjediset e caktuara nga AKP, pikërisht laboratoret e shkollave.
 
 
Kini parasysh edhe....
Veç të tjerash, në kategorinë “MATURA SHTETERORE 2012” do të mund të konsultoni edhe:
*Pikë e fituesit të fundit gjatë viteve 2007- 2011
*Udhëzim për plotësimin e Formularit të Korigjimit të Pasaktësive MATURA SHTETËRORE 2012
*Udhëzim për plotësimin on-Line të Formularit A2  MATURA SHTETËRORE 2012
*Koeficientet e profileve te shkollave dhe ato te lendeve me zgjedhje do t'i percjellim me vone. Nderkohe i keni te publikuara dhe mund t'i konsultoni ne faqen e internetit te Agjencise Kombetare te Provimeve ne adresen http://www.akp.gov.al.
 

Shtypi i dites

Analize



mk




vassi studio




Sondazh
Qeveria Rama ka shpallur shumë reforma që synojnë rivendosjen e ligjit
(Si i vlerësoni ato?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
ikub #:
 0 1207180093





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as