Dhomat e gjumit, ja cilat ngjyra e bejne me te zjarrte seksin

04 Sht 12

Këtë ka nxjerrë sondazhi, i realizuar nga "Littlewoods".com

Burimi: The Sun

 
0
0

 

Njerëzit që kanë lyer dhomën e gjumit me ngjyrë vjollcë bëjnë më tepër seks. Këtë ka nxjerrë si përfundim një sondazh i kryer. Pikërisht rezultoi se çiftet që çlodhen në ambient të purpurt, apo kanë mure dhe pizhama me atë ngjyrë, kanë një mesatare të të bërit seks prej 3.5 herësh në javë. Ndërsa çiftet që kanë ngjyra të zymta në muret e tyre kanë jetë seksuale aspak të kënaqshme, me një mesatare të të bërit seks prej 1.8 herësh në javë. 
Sondazhi, i realizuar nga "Littlewoods".com, ka marrë në pyetje 2000 çifte dhe ka zbuluar sesa më të nxehta të jenë ngjyrat e dhomës, aq më e ethshme është jeta seksuale. Laurence Llewelyn-Bowen, ekspert në stilimin e shtëpive, ka shpjeguar: "Për vite të tëra u kam thënë pronarëve të shtëpiave se një dhomë gjumi ngjyrë bezhë ka efekt shumë pozitiv për një jetë seksuale sa më të mirë". Në vendin e dytë renditen çiftet që e kanë të kuqe ngjyrën e dhomës (3.2 herë në javë), kurse të tretin e mbajnë ata me blu (3.1 herë në javë).
Ndonëse asgjë s'është tërësisht "trokë" për njerëzit me dhoma të bardha, pasi rezulton se bëjnë seks 2 herë në javë. Nga ana tjetër, edhe ato çifte që flenë në çërçafë mëndafshi bëjnë një jetë seksuale të cilësisë shumë të lartë: 4.5 herë në javë, në krahasim me 2.72 në pambuk, 2.35 në najlon dhe 2.33 në poliestër
 



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.












Sondazh
Pas fjalëve për mosmarrëveshje në gjirin e mazhorancës
(Cili mendoni se do të jetë fati i saj?)




Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
ikub #:
DHOMA NGJYRA SEKS VJOLLCE
1209040083






Reklame


Reklame
Hako
Reklame
Alviero


Reklame
MK_Shorteu