0 0
0
 

Viti akademik nis me 8 tetor, fituesit shpallen me 18 shtator


10 Sht 12

Ministria e Arsimit ka publikuar afatet dhe procedurën që duhet të ndjekin të gjithë maturantët që do të përfshihen në listat e fituesve

Burimi:

ikub.al

 

Teksa sot në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar të vendit nisi mësimi i 650 mijë nxënësve për vitin e ri shkollor, ai akademik është caktuar të startojë më 8 tetor. Ndërkohë që lista paraprake e fituesve në universitete do të shpallet pas një jave. Tashmë, ministria e Arsimit ka publikuar afatet dhe procedurën që duhet të ndjekin të gjithë maturantët që do të përfshihen në listat e fituesve në 300 programet e studimit që ofrojnë fakultetet publike gjatë vitit të ri akademik.  Shpallja e fituesve do të bëhet publike më datën 18 shtator, ditë kur do të nisë për herë të parë edhe regjistrimi online për kandidatët që fitojnë statusin e studentit. 
 
Më pas më 8 tetor 2012 auditorët e fakulteteve do të çelin dyert për kandidatët fitues që fillojnë mësimet në programet ku janë shpallur fitues. Gjatë javës së parë të frekuentimit të studimeve universitare në programin që studenti ka fituar, dorëzohen pranë sekretarisë mësimore dokumentet që kanë të bëjnë me pagesën e tarifës së studimeve dhe kopjes së kartës së identitetit.  
 
Sipas procedurës për regjistrimin e studentëve të rinj, maturantët mund të regjistrohen me anë të një kompjuteri që ka internet pa pasur nevojën të shkojnë pranë sekretarive mësimore të universiteteve. Mundësitë për marrjen e statusit të studentit këtë vit janë më të shumta për çdo maturant, që do të sigurohen nga plotësimi i vendeve bosh. Kjo pasi një student fitues në fazën paraprake në njërën nga preferencat e zgjedhura me anë të formularit A-2 mund të regjistrohet përfundimisht në atë program. Manuali orientues përkatës që udhëzon studentin si të regjistrohet online gjendet në faqet zyrtare të  Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe faqen online të Agjencisë Kombëtare të Provimeve
 

Shtypi i dites

Analize


Rekomandojme te lexoni »
QUDAL - QUality meDAL Kërkimi i Medaljes së Cilësisë në Republikën e Shqipërisë 2014/2015
Këto janë rezultatet e Kërkimit të parë shqiptar të Medaljes së Cilësisë QUDAL - QUality meDAL - DEEPMA, të kryer në qershor të këtij viti nga organizata zvicerane ICERTIAS – International Certificati

Hotel me dhoma 1+1 dhe 2+1 per pushime ne Sarande
Apartamentet jane te kompletuara dhe me parking 24ore. Pushimet te shijojne me shume ne vendin tend.


Dritare & dyer, profile Plastike, Alumini, Druri nga 4.900 lek/m2
ALPLAST-AG, kompania e vetme shqiptare qe punon me produkte te cilat nuk e ndotin mjedisin dhe ruajne shendetin e njeriut.

Shiten apartamente ne bregdetin e Himares!
Apartamentet e kompleksit jane ne perfundim te punimeve, ajo do te jete e rrethuar dhe do te ofroj kend lojrash per femije dhe ambjent clodhes per te riturit(lulishte).


microsoft



SONDAZH
Rama deklaroi arritje për 300 ditët e para te qeverisë. Basha tha te kundërtën
(Cili është me pranë se vërtetës?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
Lexuar: ikub #:
 0
AKADEMIK TETOR
 891 1209100138





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




spitaliamerikan