Studentet ne pragdiplomimi per master, test edhe ne TOEFL

14 Sht 12

Marrja e dëshmisë, që fakton mbrojtjen e gjuhës sipas standardeve ndërkombëtare, është vendosur si kusht bazë

Burimi: ikub.al

 
0
0

 

Studentët që janë në përfundim të cikleve të studimit për master apo doktoraturë, për të siguruar diplomën duhet të konfirmojnë edhe mbrojtjen e gjuhës angleze sipas testit të TOEFL-it. Aktualisht janë shpallur datat për marrjen e testit të TOEFL-it në universitetin publik. 
Sipas përcaktimeve, studentët kanë si afate të mundshme për këtë vit datat 29 shtator, 13 tetor, 27 tetor, 10 nëntor, 24 nëntor dhe 5 dhjetor. Marrja e dëshmisë, që fakton mbrojtjen e gjuhës sipas standardeve ndërkombëtare, është vendosur si kushti bazë për lëshimin e diplomave të ciklit të dytë të studimeve të masterit apo dhe ato të doktoraturës në sektorin publik dhe atë privat. Mbrojtja e anglishtes, sipas këtyre standardeve, do t’u shërbejë kandidatëve edhe për punësime apo pranime të llojeve të tjera në institucionet dhe agjencitë përkatëse. 
Kostoja financiare që studenti duhet të shlyejë për dhënien e testit është 66 euro. Studentët duhet të paraqiten pranë strukturave përgjegjëse të Universitetit të Tiranës për të bërë regjistrimin për dhënien e testit të TOEFL-ITP, duke plotësuar formularin përkatës e dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm. Teza e provimit ka rreth 140 pyetje, të cilat do të kombinohen ndërmjet pyetjeve për të shkruarin, të kuptuarin përmes dëgjimit dhe për strukturën dhe shprehitë e të shkruarit në gjuhën angleze. Testi zgjat rreth dy orë



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.












Sondazh
Lazarati.
(Besoni se shteti do ta fitojë luftën kundra marijuanës?)





Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
ikub #:
1209140091








Reklame
Pepsi


Reklame
Hako_0317
Reklame
spitali amerikan


Reklame
Digitalb