ATEM
0 0
0
 

10 dhjetori, Dita Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut

10 Dhj 12

Dita e të Drejtave të Njeriut paraqet çdo vit një mundësi për të festuar të drejtat e njeriut

Burimi: ikub.al

Në mbarë botën sot shënohet Dita për të Drejtat e Njeriut, si një përkujtim i përvitshëm i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.  Dita e të Drejtave të Njeriut paraqet çdo vit një mundësi për të festuar të drejtat e njeriut,  për të nxjerrë në pah një çështje të veçantë, dhe për të advokuar për gëzimin e plotë e të gjithë të drejtave të njeriut nga ana e të gjithëve dhe kudo. Këtë vit, vëmendja është mbi të drejtat e të gjithë njerëzve përfshirë këtu femrat, të rinjtë, minoritetet, personat me aftësi të kufizuara, personat vendës, të varfërit dhe të margjinalizuarit , për të mundësuar që zëri i tyre të dëgjohet në jetën publike dhe politike, të përfshihen në vendimmarrje.
Në fjalën e tij përshëndetëse me rastin e kesaj dite, Sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki-moon, shprehet se “Gjithkush ka të drejtë për t'u dëgjuar dhe për t'i dhënë formë vendimeve që ndikojnë në komunitetin e tij. Kjo e drejtë është sanksionuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe është e  integruar plotësisht në të drejtën ndërkombëtare, sidomos në nenin 25 të Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike. Gjatë shekullit të kaluar, ne kemi bërë progres të pamohueshëm në rrugën e përfshirjes. Por, megjithatë, më shumë grupe dhe individë vazhdojnë të përballen me pengesa të shumta çdo ditë”.
Këto të drejta, si liria e mendimit dhe e shprehjes, tubimi paqësor dhe shoqërimi, si dhe për të marrë pjesë në qeveri (që përfshihen në nenet 19, 20 dhe 21 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut) kanë qenë në qendër të ndryshimeve historike në botën Arabe mbi dy vjet më parë, në të cilat miliona vetë kanë dalë në rrugë për të kërkuar ndryshim. Ndërkohë në vende të tjera të botës, mund të thuhet se "99%" është bërë e mundur që zëri i tyre të dëgjohet nëpërmjet lëvizjeve globale ku njerëzit kanë protestuar për pabarazitë ekonomike, politike dhe sociale.
Deklarata universale për të drejtat e njeriut,  e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1948, përbëhet nga një preambulë dhe 30 nene, që përcaktojnë një gamë të gjerë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të cilën të gjithë burrat dhe gratë, kudo në botë, kanë të drejtë, pa asnjë dallim.
Deklarata u hartua nga përfaqësuesit e të gjitha regjioneve dhe traditave ligjore. Ajo me kalimin e kohës është pranuar si një kontratë midis qeverive dhe popujve. Pothuajse të gjitha shtetet e botës  e kanë pranuar atë. Deklarata ka shërbyer edhe si bazë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut që sot fokusohet gjithashtu në grupet e rrezikuara siç janë personat me aftësi të kufizuara, popujve indigjenë dhe punëtorët emigrantë. Mund të thuhet se Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, ka hyrë në rekordet Guinness  si dokumenti më i përhapur dhe më i përkthyer, pasi është përkthyer në 380 gjuhë të botës.


Shtypi i dites

Analize



mk








Sondazh
Një pjesë e mirë e kohës kalohet edhe në shoqëri
(Por a do të pranoni edhe një shoqëri me individë gay?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
ikub #:
 0 1212100131





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan