ATEM
0 0
0
 

Lindja e një fëmije, cfare ndikimi ka te ciftet


23 Dhj 12

Studimet e ndryshme tregojnë se ka një rënie të dukshme në “cilësinë” e marrëdhënies dhe të intimitetit te çiftet pas lindjes së një fëmije

Burimi:

Shqip

Ardhja e një fëmije në jetën e një çifti sjell një ndryshim thelbësor. Si burri ashtu edhe gruaja ndryshojnë totalisht jetën e tyre të mëparshme dhe e gjejnë veten në rolin e babait ose të nënës papritur. Në muajt e parë të ardhjes së foshnjës në jetë, gjithçka bëhet e vështirë, sidomos në marrëdhënien e tyre në çift për të gjetur harmoninë dhe bashkëpunimin që kishin para se të lindte fëmija. Në fakt, studimet e ndryshme tregojnë se ka një rënie të dukshme në cilësinë e marrëdhënies dhe të intimitetit pas lindjes së një fëmije. Babai i ri kalon në një fazë tjetër, ashtu si edhe nëna, ku e gjithë vëmendja përqendrohet te fëmija. Është shumë i dukshëm edhe numri i marrëdhënieve jashtëmartesore të nisura nga meshkujt në këtë periudhë, dhe kjo për disa arsye: e para, sepse e ndiejnë veten të lënë pas dore, dhe e dyta, bëhen xheloze për “princin e vogël” që nuk i lë më të marrin as frymë. Çdo familje e re duhet të marrë në konsideratë që një fëmijë revolucionarizon të gjitha dinamikat. Mamaja instinktivisht është ajo që kujdeset më shumë për rritjen e tij, si në planin fizik ashtu edhe në atë emocional, duke krijuar me të një lidhje që i siguron të voglit çdo vëmendje në muajt e parë të jetës. Por kjo dinamikë përpiqet të përjashtojë figurën atërore që në pjesën më të madhe të rasteve nuk konsiderohet si i “aftë” për t’u kujdesur për fëmijën, duke çuar kështu në një përçarje të marrëdhënies në çift, por edhe të asaj si prindër. Është shumë e rëndësishme që babai i ri të kujdeset po aq sa nëna për të voglin: ta mbajë në krahë, t’i ndërrojë pelenat dhe ta përkëdhelë. Por në shoqërinë e sotme, ku nënat dhe baballarët punojnë pa orar për të mbajtur familjen, është thuajse e pamundur që prindërit t’i kryejnë këto funksione ashtu si duhet. Për psikologët është shumë shqetësues fakti që të vegjlit kalojnë më shumë orë me dadot e tyre se sa me prindërit. Te prindërit e rinj sot rolet nuk ndahen qartazi, komunikimi venitet, po ashtu edhe intimiteti i çiftit bie. Nëna dhe fëmija shpesh e përjashtojnë babanë nga raporti i tyre, duke sjellë kështu një atmosferë jo të këndshme në familje. E rëndësishme është që gjatë shtatzënisë dhe gjatë muajve të parë të jetës së fëmijës, bashkëshorti duhet ta mbështesë gruan, ta ndihmojë, të flasë me të edhe për probleme të ndryshme. Nga ana tjetër, edhe nëna e re duhet të kërkojë të rikuperojë me kalimin e kohës rolin e saj si grua, si në çift ashtu edhe në shoqëri. Ajo e ka të domosdoshme të “ndahet” nga i vogli për t’ia besuar për disa orë babait apo gjyshërve, që konsiderohen si një ndihmë e çmuar në këto raste. Kështu ajo do të ketë më shumë kohë për t’i kushtuar vetes. Për të shmangur krizat më të rënda në çift, nënat dhe baballarët e rinj duhet të angazhohen, kjo jo vetëm në rolin e tyre si prindër, por edhe në marrëdhënien e tyre si çift. Baballarët duhet të jenë gjithmonë në gatishmëri për të qenë në “krye” për ta bërë bashkëshorten të ndihet e dashur dhe e dëshiruar. Nënat e reja gjithashtu nuk duhet ta lënë babanë të përjashtuar nga lidhja me fëmijën, sepse të dy prindërit janë të rëndësishëm për rritjen psikofizike të fëmijëve.

Pa fëmijën

Çiftet e reja duhet t’i kushtojnë hapësirë vetes, duke e lënë fëmijën në duar të besuara, sepse vetëm kështu mund t’i lënë hapësirë intimitetit. Daljet pa fëmijën, të paktën një herë në javë, janë të domosdoshme. Po ashtu, edhe fundjavat me miqtë nëpër ndonjë klub apo pub për t’u dëfryer. Edhe pse këto këshilla duken shumë të thjeshta në dukje, është fakt se një pjesë e mirë e çifteve pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë, ose ndahen ose janë në prag të ndarjes. Prandaj është shumë e rëndësishme që raporti para ardhjes në jetë të një fëmije të vazhdojë edhe gjatë shtatzënisë apo edhe më pas. Lindja e një fëmije duhet të ndiqet nga katër rregulla bazë: dashuri, ndihmë, përkrahje dhe bisedë.

Shtypi i dites

Analize


Rekomandojme te lexoni »
Dritare & dyer, profile Plastike, Alumini, Druri nga 4.900 lek/m2
ALPLAST-AG, kompania e vetme shqiptare qe punon me produkte te cilat nuk e ndotin mjedisin dhe ruajne shendetin e njeriut.

Shiten apartamente ne Himare
Apartamentet e kompleksit jane ne perfundim te punimeve, ajo do te jete e rrethuar dhe do te ofroj kend lojrash per femije dhe ambjent clodhes per te riturit(lulishte).


microsoft



SONDAZH
Guvernatori i ri i Bankës
(Është më mirë të jetë specialist)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
Lexuar: ikub #:
 0
CIFT FEMIJE LINDJE NDIKIMI
 1.473 1212210001





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania