Bankierë të mirë, bankierë të këqij (Klaus Jansen)

Burimi:

Deutchewelle

04 Mar 13
 
0
0

 

Bankieri lakmitar, egoist. Qysh prej krizës ekonomike ky imazh është ngulitur në mendjet e njerëzve. Harvard Business School reagoi ndaj kësaj para disa kohësh, duke kërkuar prej përfunduesve të studimeve atje që të bëjnë një betim etike. Sipas kësaj shkolle, studentët duhet të njohin detyrimin për t'i shërbyer shoqërisë. Mirëpo, si duhet vënë në jetë ky formulim teorik?
Në të vërtetë bankieri nuk duhet t'i shërbejë vetëm shoqërisë, mendon shkencëtari ekonomist nga Würzburgu, Ekkehard Wenger. Për bankierin nuk bëhet fjalë vetëm për sigurimin e ekzistencës, të vendit të tij të punës: "Nga njëra anë nuk duhet mashtruar klienti, dhe nga ana tjetër duhet të përfitojë banka." Pra, ai duhet të kënaqë njëkohësisht disa palë.
Bankieri si njeri i shumanshëm
Ç'është atëherë një bankier "i mirë"? Eticieni i ekonomisë nga Mynihu, Christoph Lütge përmend cilësi si ndershmëria, respektimi i ligjit dhe besnikëria ndaj punëdhënësit. Mirëpo një bankier "i mirë" nuk duhet vetëm të veprojë shpejt dhe i ngarkuar prej klientëve, po duhet të mbajë parasysh edhe qëndrueshmërinë (dhe të gjitha këto mundësisht në mënyrë transparente), thotë eticieni. Lütge i konsideron në ato raste të përligjura pagat e veçanta të larta, kur shtysat vendosen drejt dhe thotë: 'Po, ne paguajmë paga të veçanta të larta, por vetëm atëherë kur ju e punoni si duhet për ekonominë e në mënyrë të qëndrueshme.'"
Mirëpo, për një kohë të gjatë, pikërisht qëndrueshmëria ekonomike nuk është shpërblyer, thotë në bisedë me Deutsche Wellen, Ekkehard Wenger. "Njerëzit janë shpërblyer për gjëra, të cilat në plan afatshkurtër dukeshin si suksese dhe në fund rezultuan dështime."
Makina e josh njeriun
Më e vona në vitet tetëdhjetë ishte kështu, mendon historiani ekonomik nga Bielefeldi Werner Abelshauser. Në intervistë me Deutsche Wellen ai bën fjalë për një revolucion financiar: "Shkencëtarët kanë hartuar modele, të cilat gjoja arrijnë t'i përjashtojnë pothuajse krejtësisht rreziqet. Nuk është më bankieri, që rrezaton besim, po është algoritmi, teknika."
 
Me këtë hyri në botën bankare edhe tendenca e kriminalitetit, mendon Abelshauser. Nëpërmjet algoritmeve në dukje të pagabueshme iu mor mendja shumë bankierëve. Edhe eticieni i ekonomisë Lütge paralajmëron në bisedë me Deutsche Wellen: "Sistemi mund të çojë në një gjendje, ku ana njerëzore e biznesit humbet." Çdo njeri, thotë ai, ka njeri për rregulla të qarta. Përndryshe ai është shpejt i mbingarkuar. Për këtë arsye Lütge ka rezerva edhe ndaj premtimit të etikës së Harvardit, pasi një bankier i vetëm nuk është në gjendje të ndryshojë sistemin bankar.
 
 



   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.






Shtypi i dites






Sondazh


Shfleto artikuj te tjere per: BANKIER BE PAGA
Postuar nga: mbalena
ikub #:
1303040202