0 0
 

Fjalori i Gjuhës Shqipe, tashmë i konsultueshëm “online”

28 Mar 13

Ky fjalor përmban rreth 48 mijë fjalë dhe 5 mijë shprehje frazeologjike

Burimi: ikub.al

Fjalori i Gjuhës Shqipe për herë të parë është i konsultueshëm edhe në formë elektronike. Pikërisht www.fjalori.shkenca.org është adresa online ku mund të gjendet fjalori me 53 mijë njësi. Ky është fjalori i parë online, i cili u ofrohet përdoruesve në të gjitha trojet mbarëshqiptare me prurje të reja gjuhësore. Kërkimi është shumë i thjeshtë. Mjafton të shkruani një fjalë dhe menjëherë në ekran do të shfaqet shpjegimi i fjalës apo shprehjes frazeologjike. Fjalori që mban rreth 48 mijë fjalë dhe 5 mijë shprehje frazeologjike është dixhitalizuar dhe kështu mund të gjendet online. Ai është hartuar nga profesorët Jani Thomai, Miço Samara, Pavli Haxhillari, Hajri Shehu, Thanas Feka, Valter Memisha, Artan Goga.

Kjo formë e fjalorit sjell një përdorim sa më praktik dhe është një referencë e rëndësishme për të gjithë përdoruesit e gjuhës shqipe. Sipas Drejtorisë së Qendrës Albanologjike, që ka çertifikuar këtë libër, fjalori elektronik është mbështetur në “Fjalorin e Gjuhës shqipe”, të vitit 2006, të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë. Fjalori elektronik është i pasuruar edhe me shqiptimin e fjalëve dhe njësive frazeologjike të përfshira në të. Tani në faqe po punohet për futjen e elementit të zërit duke ofruar edhe mundësinë e dëgjimit të fjalëve dhe njësive frazeologjike.




   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.












Sondazh
Te qënurit i huaj ka ngjallur shumë polemika në lidhje me Kryepeshkopin Anastas
(Mendoni se ka ardhur koha për një shqiptar ne vend te tij)





Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
ikub #:
1303280131






Argetohu Gjej
time.al
Jeta e perditshme Te nevojshme


Reklame
Hako_0317


Reklame
Euromedica_120x300
Reklame
spitali amerikan


Reklame
marketkonekt