Vrasja e balerinës: Me plumb rikoshet

06 Pri 13

Sipas të afërmve, Sonila Tafaj është qëlluar nga një plumb qorr brenda në lokal.

Burimi: BalkanWeb

 
0
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në një lokal nate në zonën e Kasharit në kryeqytet. Një vajzë 26-vjeçare është qëlluar me armë pas një sherri në lokalin e natës.

Pavarësisht se u transportua menjëherë në spital ku iu dha ndihma e parë, vajza nuk arriti të mbijetonte pasi kishte marrë plagë të rënda në kokë. Nga burimet paraprake, dyshohet se ajo është qëlluar nga dy të rinj me të cilët pati një konflikt.


Sipas të afërmve, Sonila Tafaj është qëlluar nga një plumb qorr brenda në lokal. Ata shprehen se një person ka qëlluar me armë në ajer, plumbi ka bërë rikoshet dhe ka qëlluar vajzën në kokë. Madje sipas tyre, është plagosur edhe një vajzë tjetër.

Sipas të njëjtave burime, vajza punonte si balerinë në pub-in "Dream City" i cili për një javë ka pezulluar punën, për të lënë hetuesit të bëjnë punën e tyre, por edhe në shenjë respekti ndaj punonjëses që ka humbur jetën.

26-vjecarja kishte mbaruar studimet e larta për Koreografi dhe prej disa kohësh punonte në këtë lokal.

Policia e kryeqytetit ka nisur ndërkohë hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Mësohet se policia ka shoqëruar edhe disa dëshmitarë dhe po i merr në pyetje, për të zbuluar detaje rreth ngjarjes se rëndë.
 




   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.












Sondazh
Pas fjalëve për mosmarrëveshje në gjirin e mazhorancës
(Cili mendoni se do të jetë fati i saj?)




Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: k.s
ikub #:
1304060101






Reklame


Reklame
Hako
Reklame
Alviero


Reklame
MK_Shorteu