Matura 2013, përzgjidhen 25 pyetjet e testit të Letërsisë

27 Maj 13

Provimi i parë i Maturës Shtetërore do të zhvillohet më 31 maj.

Burimi: ikub.al

 
0
0

Grupi i ekspertëve të lëndës së Letërsisë dhe Gjuhës që u ngujua në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Provimeve për të përgatitur testet, kanë përzgjedhur 25 pyetjet finale për tezën e provimit të parë të Maturës Shtetërore, i cili zhvillohet më 31 maj. Mbi 40 mijë maturantët e regjistruar në maturën e këtij vit, po kryejnë përgatitjet e fundit, duke marrë konsultime pa pagesë në shkolla, sipas një kalendari.
Teza e provimit edhe për këtë vit do të ndahet në dy pjesë, ku përfshihet testimi i njohurive për dy fragmentet e shkëputura nga veprat e autorëve shqiptarë dhe atyre të huaj. Rreth 60 për qind e pyetjeve të testit i përkasin lëndës së letërsisë, ndërsa pjesa tjetër rreth gjuhës. Testi do të ketë në përbërje fragmente nga tekste të ndryshme (tekst tregimtar, tekst poetik, tekst dramatik, tekst bindës/argumentues, tekst përshkrues, tekst shpjegues, tekst informativ, tekst eseistik, tekst kulturologjik), jo domosdoshmërisht të punuara në klasë.
Struktura e pyetjeve do të ndërtohet në mënyrë të tillë ku të jenë të përfshira të tre nivelet e vështirësisë. Njëra nga pyetjet me zhvillim është esse. Specialistët shtojnë më tej se maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë periudhës përgatitore dhe të mos mbështeten vetëm në perceptimin e fragmentit të tekstit, pasi testi do të përmbajë edhe pyetje rreth tërësisë së veprës së autorit përkatës.
Teza e provimit do të përmbajë 25 pyetje. 13 pyetjet e para janë me zgjedhje, ku do të rrethohet vetëm shkronja përbri përgjigjes së saktë. Pyetjet e tjera kanë kërkesa që janë me zgjidhje dhe arsyetim. Pranë secilës pyetje ka hapësirë për të bërë veprimet e nevojshme. Koha e vënë në dispozicion të maturantëve për zhvillimin e testit është 2 orë e 30 minuta.




   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
hghghg
Para 26 muajsh  
  
hdhdhdhdhdhd
 












Sondazh
Lazarati.
(Besoni se shteti do ta fitojë luftën kundra marijuanës?)





Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
ikub #:
1305270109










Reklame
Hako_0317
Reklame
spitali amerikan


Reklame
Digitalb