ATEM
0 0
1
 

140 deputetët e Kuvendit, kush janë emrat e rinj...


26 Qer 13

Plot 55 janë fytyrat e reja, mes të cilëve edhe.... Edi Rama

Burimi:

Albanian Screen

Nga 140 deputet që prodhoi vota e 23 qershorit 55 janë të rinj, mes të cilëve Edi Rama. Por pasi koalicioni i majtë fitoi zgjedhjet  pritet të shihet nëse ai do të zbatojë edhe për veten parimin që asnjë anëtar qeverie të mos jetë deputet, me marrjen e  detyrës se kryeministrit. Emrat e rinj të deputetëve vijnë nga të gjitha qarqet e vendit.

Kështu  në Shkodër, socialistët përfaqësohen me dy deputet  të rinj Mimoza Hafizin e Sahit Fishtën,  Partia Demokratike  me Helidon Bushatin  e Voltana Ademin  dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me Agron Çelën, një deputet i ri është Mark Frroku, që përfaqëson Partinë Kristian Demokrate shqiptare. Në qarkun Lezhë është emër i ri nga e  majta  Arben Ndoka, Monika Kryemadhi,  rivjen pas 8 vjetësh ndërsa nga Partia Demokratike Albina Deda.  Në listën e Durrësit  janë të rinj Gentian Bejko, e Artur Bushi, ndërsa nga demokratët ka siguruar mandatin e deputetit Oerd Bylykbashi, shef i kabinetit të kryeministrit  Sali Berisha, është rikthyer Agron Duka por këtë herë deputet në siglën e republikanëve. Në Tiranë janë emra të rinj që përfaqësojnë Partinë Socialiste  Parid Cara, Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Milena Harito, Lindita Nikolla. Kurse për Lëvizjen Socialiste për Integrim, është emër i ri Klajda Gjosha.

Emrat e rinj të demokratëve në Tiranë janë Halim Kosova, Jorida Tabaku, Këltis Kruja,nga republikanët Ylli Shehu  dhe nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet Tahir Muhedini. Një deputet i ri është Vexhi Muçmata, që  përfaqëson socialistët në Kukës, kurse në grupin e demokrateve  është deputet i ri Alban Zeneli, mandati i tretë në Kukës. Nga qarku Dibër vjen një deputet i ri socialist Ulsi Manja, një i  Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu, dhe një demokrat Roland Keta, ish kryetar i bashkisë Bulqizë. Nga Elbasani janë deputetë e rinj të së majtës, Evis Kushi, Alfred Peza  nga Lëvizja Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto e Bujar Kllogjri, për Partinë Demokratike nuk ka emra të rinj por rikthehet Eduard Selami.

Ne kete qark moren  mandat deputeti dy të rinj që përfaqësojnë njëri partinë republikane dhe tjetri partinë Drejtësi, Integrim e Unitet përkatësisht, Luan Duzha, e Aqif Rakipi. Në qarkun e Beratit të majtët nga 6 mandate të fituara kanë dy emra të rinj, Eduard Bejkon dhe Selfo Kapllanin, kurse demokratët nga dy të fituara kanë emër të ri Astrit Veliajn.  Në Korçë janë deputet të rinj për Partinë Socialiste Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Ziçishti dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim  Piro Kapurani, për demokratët është emër i ri  Eleina Qirici. Në Fier në 9 mandate të partisë socialiste janë katër të rinj Arben Cuko, Majlinda Bufi , Ervin Koçi e Ilirian Celibashi, Lëvizja Socialiste per Integrim  që ka marrë dy mandate ka dy emra të rinj  Petrit Vasilin,e  Robert Bitrin. Demokratët nga katër mandate ku një është Shpëtim Idrizi ka emër të ri Kozma Dashin, por Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka arritur të marrë një mandat në këtë qark, dhe do të ulet në sallën e Kuvendit Omer Mamo. Në Vlorë  veç Edi Ramës  u zgjodhen  deputet për herë të parë në siglen e Partisë Socialiste Koço Kokëdhima  e Andrea Marto, për Lëvizjen Socialiste për Integrim Shkëlqim Selami  dhe nga Partia Demokratike Liljana Elmazi e Arben Ristani. Erion Veliaj është deputet i ri që  përfaqëson socialistët e  Gjirokastrës, ndërsa rikthehet në parlament pas 8 vjetësh Anastas Angjeli.
 

Shtypi i dites

Analize




Rekomandojme te lexoni »
Kuzhina e vertete italiane
Pica ne furre druri, makarona, sallate cezar, kuzhina e vertete italiane ne Tirane

Aftësitë Prezantuese
ABC Trainings, Aftësitë Prezantuese

Shiten apartamente ne Himare
Apartamentet e kompleksit jane ne perfundim te punimeve, ajo do te jete e rrethuar dhe do te ofroj kend lojrash per femije dhe ambjent clodhes per te riturit(lulishte).


microsoft



SONDAZH
Guvernatori i ri i Bankës
(Është më mirë të jetë specialist)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
Lexuar: ikub #:
 1
DEPUTET EMRA FYTYRA KUVENDI RISI
 3.458 1306260147





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
Gledis
Para 15 muajsh  
  
Pershendetje,

Informacionin mbi Shkodren e keni te gabuar. Fatkeqesisht Sahit Fishta nuk e ka fituar mandatin. PS ka fituar 4 mandate ne Shkoder dhe sipas listave i katerti eshte Namik Kopliku.

Faleminderit!
     


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

GlobeAlbania

digitalb