ATEM
0 0
0
 

Disa mite false mbi alkoolin

19 Kor 13

Keni dëgjuar shpesh disa shprehje “pro” alkoolit dhe më pas e keni konsumuar atë në bazë të tyre. Në fakt, keni dëmtuar çdo ditë veten tuaj, pasi ato janë thjesht disa mite false. Ja përse!…

Burimi: Shqip

Ekzistojnë disa klishe të përgjithshme të cilat lidhen me konsumin e alkoolit. Shpesh thuhet se: “vera bën mirë për gjakun”, “të ngroh”, “është një tretëse e mirë e ushqimit” etj. Por bëhet fjalë vetëm për disa thënie të zakonshme, pa asnjë bazë shkencore. E vetmja gjë e sigurt është se alkooli i bënë keq organizmit tonë, madje ai nuk ndihmon as në jetën seksuale, përkundrazi e përkeqëson situatën. Le të shohim disa prej këtyre miteve:

Të ndihmon të marrësh veten pas emocioneve të forta

Nuk është aspak e vërtetë. Alkooli ndalon gjakun të furnizojë trurin dhe organet e tjera të brendshme të trupit. Në këtë mënyrë këtij të fundit i shtohet edhe një problem tjetër!

Ndihmon tretjen

Një tjetër mit që duhet hedhur poshtë. Përkundrazi alkooli ngadalëson tretjen, pasi ai krijon një sasi të madhe lëndësh gastrike, të cilat janë pengesë në tretjen e ushqimit.

Të ngroh

Efekti i ngrohtësisë zgjat vetëm në momentin e parë, ndërsa rritet shpejtësia e qarkullimit të gjakut në lëkurë, më pas trupi e ndien përsëri të ftohtin, në rastet kur bën ftohtë. Bëni kujdes ndërsa shkoni me pushime në mal, sepse nëse atje pini shumë alkool, mund t’ju zënë ethet.

I bën mirë gjakut

Kjo gjë thuhet për verën, por nuk është aspak e vërtetë dhe gjyshërit tanë e kanë shumë gabim nëse e thonë këtë gjë. Në fakt, në sasi të tepërt, alkooli favorizon rritjen e lipideve në qarkullim dhe zhvillimin e disa forma të anemisë, si dhe rrit praninë e yndyrës në gjak.

Heq etjen

Edhe ky është një mit fals. Alkooli dehidraton, sepse në të vërtetë metabolizmi ynë kërkon një sasi më të madhe uji, pra alkooli provokon një bllokim të hormonit antidiuretic. Për pasojë shkakton akoma edhe më shumë ndjenjën e etjes, ndërsa ne shkojmë më shpesh në banjë.

Të jep forcë

Është vetëm një legjendë. Në të vërtetë ai vepron vetëm si një qetësues, të bën të ndiesh më pak ndjenjën e lodhjes dhe dhimbjet. Vetëm një pjesë shumë e vogël e kalorive të ofruara nga alkooli përdoret nga muskujt për punën e tyre të përditshme.

Prodhon qumësht

Kjo gjë thuhet për birrën, por në fakt, gratë për të pasur qumësht kanë nevojë vetëm për ujë, lëngje frutash, perime dhe fruta. Pra është e kundërta, alkooli është i rrezikshëm për nënat të cilat ushqejnë me gji fëmijët e tyre. Ai kalon nëpërmjet qumështit të gjirit të nënës te fëmija. Ndërkaq, gjatë shtatzënisë alkooli mund të kalojë në lëngun amniotik. Kjo është shumë e rrezikshme për rritjen e fetusit. Por jo vetëm, fëmija mund të dalë me probleme apo me ndonjë sindromë të mundshme.

Të jep siguri

Pi dhe do të jesh më i sigurt te vetja…shumë e gabuar. Është e vërtetë që në fillim të jep thjesht eufori, por më pas të dëmton duke mos perceptuar ndonjë rrezik të mundshëm.

Mbron organizmin

Është treguar se te meshkujt e rritur, vetëm një sasi e vogël alkooli ndihmon për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare, por në të njëjtën kohë ai rrit rrezikun e dëmtimit të mëlçisë, shfaq cirozën e mëlçisë. Po kështu ai ndihmon krijimin e tumoreve të ndryshëm dhe përkeqëson sëmundjet cerebrovaskulare apo dhimbjet e ndryshme të cilat mund të jenë shkaktuar nga një aksident.


Shtypi i dites

Analize



mk








Sondazh
Një pjesë e mirë e kohës kalohet edhe në shoqëri
(Por a do të pranoni edhe një shoqëri me individë gay?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: a.k
ikub #:
 0
ALKOOL FALS MITI
1307190064





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan