0 0
0
 

Viti akademik 2013-2014, ja kuotat e tarifat për Master


03 Sht 13

Do të jenë vetë universitetet që do të përcaktojnë kriteret e pranimit të kandidatëve.

Burimi:

ikub.al

Ministria e Arsimit ka publikuar kuotat e pranimit për vitin akademik 2013-2014 në programet master shkencor, profesional dhe part-time.  Rreth 22 192 studentë do të pranohen për këtë vit akademik, ndërsa regjistrimet pritet të nisin me një udhëzim të posaçëm nga MASH.
Kandidatët që u përkasin shtresave sociale të personave që nuk shikojnë dhe që nuk dëgjojnë, invalidë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, fëmijët që gëzojnë statusin ligjor të jetimit, fëmijët romë, ballkano-egjiptianë apo fëmijët e policëve dhe ushtarakëve të rënë për shkak të detyrës, si dhe fëmijë të ish-të përndjekurve politikë, paguajnë një kuotë në masën 50% të tarifës së shkollimit. Tarifën e shkollimit nuk e paguajnë studentët e shkëlqyer.
MASH ka përcaktuar se pas përfundimit të kohëzgjatjes normale të programit të studimit, studentët që nuk e kanë përfunduar ende programin përkatës, paguajnë vetëm tarifën për kredit të lëndëve të prapambetura. Do të jenë vetë universitetet që do të përcaktojnë kriteret e pranimit të kandidatëve, duke i bërë ato publike paraprakisht. Programet e studimit si për masterin shkencor, ashtu edhe për atë profesional, do të nisin të funksionojnë vetëm në rast se i ndjekin të paktën 10 studentë.  
Për ndjekjen e një programi studimi të ciklit të dytë, çdo kandidat duhet që më parë të ketë marrë një diplomë në ciklin e parë të studimeve “Bachelor”. Kohëzgjatja e studimeve për masterin e shkencave është 2 vjet. Studentëve u duhet të plotësojnë 120 kreditë për të marrë diplomën. Masterat profesionalë zgjasin 1 vit akademik dhe studentëve u duhet të plotësojnë 60 kreditë.
 


Shtypi i dites

Analize


Rekomandojme te lexoni »

Ofertë për çdo regjistrim nga Kopshti dhe Çerdhja Tweety...
Për çdo regjistrim deri në fund të muajit Gusht përfitoni një muaj falas.

Dritare & dyer, profile Plastike, Alumini, Druri nga 4.900 lek/m2
ALPLAST-AG, kompania e vetme shqiptare qe punon me produkte te cilat nuk e ndotin mjedisin dhe ruajne shendetin e njeriut.

Shiten apartamente ne Himare
Apartamentet e kompleksit jane ne perfundim te punimeve, ajo do te jete e rrethuar dhe do te ofroj kend lojrash per femije dhe ambjent clodhes per te riturit(lulishte).


microsoft



SONDAZH
Vjedhja e Bankës dhe politika
(Heshtja e të dyja krahëve të politikes në lidhje me vjedhjen e Bankës tregon:)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
Lexuar: ikub #:
 0
AKADEMIK KUOTA MASTER TARIFA VITI
 2.202 1309030078





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan

dga