ebuy.al
Alexa
0 0
0
 

“Blu Panorama” do të mbulojë fluturimet e “Belle Air”


26 Nën 13

Qindra qytetarë që duhet të udhëtonin të dielën dhe të hënën me avionët e kompanisë ajrore "Belle Air" kanë qëndruar për orë të tëra në aeroportin 'Nënë Tereza', ku kanë kërkuar shpjegime nga kompania për anulimin e udhëtimit të tyre.

Burimi:

Top Channel

"Unë dua të iki në shtëpi, në Milano. Dua të shkoj në punë, por kështu po humbas punën dhe të ardhmen. Po rri në aeroport prej shumë orësh dhe nuk e di kur do të nisem", thotë një pasagjere.

"Ka edhe njerëz që nuk kanë para për të udhëtuar sepse me kompanitë e tjera janë nga 200-300 euro. Kanë mbetur në mes të udhës", thotë një tjetër zotëri. "Ne Parodistët e Vlorës ikim për shfaqje në Torino. Shqiptarët na presin atje për shfaqje, por ne nuk ikim dot", thotë një prej parodistëve të njohur të Vlorës, edhe ai pasagjer i 'Belle Air'.

Qytetarët thonë se kanë prerë bileta deri në orën 20:30 të së dielës, kur vetë kompania kishte njoftuar se kishte bërë ndërprerjen e aktivitetin të saj.

"Deri në orën 20:30 të darkës, vijonin të prisnin biletat, kur anulimet janë bërë që në orën 16:00 të së dielës. Si ka mundësi që biletaria vijon të shesë bileta, kompania merr lekët, kur shpall një faliment", thotë një tjetër pasagjer.

Kompania ajrore 'Belle Air' ka anuluar mbi 10 fluturime që duhet të kryheshin të hënën në drejtim të Italisë dhe Greqisë. E njëjta situatë si në Aeroportin Nënë Tereza është paraqitur edhe para zyrave të kompanisë në Tiranë, ku qytetarët kanë kërkuar shpjegime për anulimin e udhëtimit të tyre.

Vetëm në orët e mbrëmjes është bërë i mundur transporti i pasagjerëve të parë drejt Italisë, përmes avionëve të kompanisë ‘Blu Panorama’. Përkundrejt pagesës shtesë prej 60 eurosh për segment, 168 pasagjerë kanë mundur të udhëtojnë nga Tirana drejt Bolonjës.

Sipas burimeve zyrtare të aeroportit, në orën 19:00 u nis një tjetër avion me 168 pasagjerë drejt Milanos, ndërsa po gjatë mbrëmjes bëhet i mundur transporti dhe i pasagjerëve të linjave të Bergamos dhe Venecias.

Pjesa tjetër e qytetarëve që do të udhëtonin të hënën drejt destinacioneve të anuluara nga ‘Belle Air’ do të bëhet i mundur të martën. Autoritet e aeroportit konfirmojnë se kompania ‘Blu Panorama’ do të mbulojë fluturimet e ‘Belle Air’ përgjatë të gjithë javës.


clubfm
Shtypi i dites

Analize


Rekomandojme te lexoni »
A&A Security Survey
Kasafortat tona jane te garantuara me certifikata te cilesise se larte, duke vene ne dispozicion te bleresve, kualitet dhe cilesi absolute.

RIGJALLERONI SHTEPINE TUAJ ME STILIN UNIK TE FATINI DESIGN
OFERTAT ME TE MIRA PER MOBILIME KLASIKE DHE MODERNE I GJENI VETEM NE SHOWROOM-IN TONE

KURSET E TRAJNIMIT ALPHA
Kurse trajnimi Alpha Web, Alpha Platinium Bussines

GW COMPUTERS DYQANI JUAJ I KOMPJUTERAVE
Fokusi i GW Computers eshte cilesia e larte e pajisjeve.

Keni menduar te keni nje apartament prane detit ? “Kompleksi Perla” e ofron kete mundesi per ju...
Apartamentet e kompleksit jane ne perfundim te punimeve, ajo do te jete e rrethuar dhe do te ofroj kend lojrash per femije dhe ambjent clodhes per te riturit(lulishte).






SONDAZH
Qershori erdhi
(A do te marre Shqiperia statusin e kandidatit per ne BE?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: Klaud
Lexuar: ikub #:
 0  1.843 1311250157





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan