ATEM
0 0
0
 

Lëvizje e krerëve të policisë, ndërrohen 18 drejtorë

05 Nën 09

Pas ikjes se Ahmet Prençi dhe emërimit në vend të tij të Hysni Burgajt, ky i fundit firmosi ndryshimet e më tepër se gjysmës së drejtorëve të Policisë së Shtetit në qarqe

Vetëm pak ditë pas largimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, dhe emërimit në vend të tij të Hysni Burgajt, ky i fundit firmosi ndryshimet e më tepër se gjysmës së drejtorëve të Policisë së Shtetit në qarqe dhe disa prej tyre në qendër. Në ndryshimet e kryera bien në sy emrat e dy drejtorëve të cilët janë zëvendësuar, por se ende nuk janë emëruar. Vehbi Bushati, drejtor i policisë së Qarkut të Vlorës, pas shkarkimti të tij nuk është emëruar ende në një detyrë të re, pavarësisht se në njoftim thuhet se ai pritet të emërohet në një detyrë tjetër. Po kështu ka ndodhur edhe me kreun e Policisë së Gjirokastrës, Arben Hysenaj, që gjatë këtij viti me strategjinë e re të bllokimit të boteve të ujit drejt Lazaratit, iu shkaktoi jo pak probleme "prodhuesve" të kësaj bime në fshatin e njohur tashmë për këtë aktivitet. Duket se me këtë lumë transferimesh, Hysenaj, ka mbetur ende pa një detyrë, ndonëse në dy vite si drejtor në Elbasan zbuloi masakrën e Cërrikut dhe disa ngjarje të tjera të rënda të ndodhura gjatë periudhës së traziravë të '97-'98. Ndërkaq, për pjesën tjetër mund të thuhet janë transferuar në mënyrë paralele duke mos humbur shumë nga pozitat e tyre.

Transferimet dhe emërimet e djeshme janë cilësuar nga zëdhënësja e Policisë së Shtetit, të kryera në kuadër të ristrukturimit të radhëve të uniformave blu. Pas lënies së vendit vakant nga vetë Burgaj në vend të tij, është emëruar zv/drejtori për Rendin e Sigurinë Publike, Rasim Borishi. Vendin e tij, e ka zënë Hamdi Fiora, i cili ka kryer detyrën e Drejtorit të Forcave Speciale. Ndërkaq, Drejtues i Parë Muhamet Rrumbullaku, është emëruar në krye të Rendit dhe Sigurisë Publike, duke këmbyer vendet me Nazmi Kotarjen, i cili është emëruar në krye të Akademisë së Policisë. Po kështu vendet kanë këmbyer edhe Edmond Rizai, me Arjan Muçën, duke marrë përkatësisht Muça vendin e këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, dhe Rizai në krye të Drejtorisë së Hetimit të Krimit të Organizuar.

Në qarqe ndryshimet kanë nisur me Fierin, ku kreu i bluve të këtij qyteti është emëruar në krye të Drejtorisë së Forcave Speciale.  Në vend të tij, është emëruar Mërgim Hoxha që kryente funksionin e Drejtorit të Qarkut të Lezhës. në krye të bluve të këtij qarku është emëruar Muharrem Furriku, i cili më parë drejtonte policinë në Kukës. Ndërkaq Ali Elezi është rikthyer në qarkun Kukësit, pas gati rreth tri vitesh punë në Dibër, ku është zëvendësuar nga Ilia Nasi që më parë kishte kryer detyrën e Drejtorit të qarkut të Durrësit. Në vend të Nasit, Burgaj ka firmosur Aleks Hajdarin, i cili më parë kishte kryer detyrën shefit të komisariatit në Durrës, për t'u transferuar më pas në krye të bluve të Elbasanit. Ndryshimet e krerëve të policisë kanë njohur edhe qarqet e Beratit, ku është komanduar Altin Qato, si dhe të Korçës, ku është emëruar Bernard Çaushaj. Emri Vata, ish- kreu i policisë së Korçës, pas dy viteve punë ka lënë detyrën aty për të shkuar në detyrën e kryepolicit të Gjirokastrës, ku sfidë të zakonshme si ç do drejtues do të ketë luftën ndaj kanabisit në zonën e njohur për kultivimin e saj në Lazarat, apo në fshatra të tjerë.

 

 

Ndryshimet në Policinë e Shtetit

Hamdi Fjora, emërohet Zv/drejtor i Përgjithshëm për Sigurinë Publike

Rasim Borishi, emërohet Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Policisë për Shërbimet Mbështetëse

Drejtues i Parë Muhamet Rrumbullaku, emërohet Drejtor i Rendit e Sigurisë Publike

Drejtues i Parë Edmond Rizai emërohet Drejtor i Drejtorisë së Luftës ndaj Krimit të Organizuar

Drejtues i Parë Arjan Muça, emërohet Këshilltar pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

Nazmi Kotarja, emërohet Drejtor i Qendrës së Formimit Policor

Drejtues i Parë Ali Elezi, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Kukësit

Drejtues i Parë Ilia Nasi, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Dibrës

Drejtues i Parë Muharrem Furriku, emërohet Drejtor i Policisë së Lezhës

Mërgim Hoxha, emërohet Drejtor i Policisë së Fierit

Shemsi Prençi, emërohet Drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale

Aleks Hajdari, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë Durrësit

Kryekomisar Saimir Muça, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Elbasanit

Kryekomisar Altin Qato, komandohet Drejtor i Policisë së Qarkut Berat

Drejtues i Parë Bernard Çaushaj, emërohet Drejtor i Policisë së Qarkut Korçës

Drejtues i Parë Emri Vata, emërohet Drejtor i Policisë së Gjirokastrës

Drejtues i Parë Arben Hysenaj ish- Drejtor i Policisë së Gjirokastrës në pritje të emërimit

Drejtues i Parë Vehbi Bushati, ish- drejtor i Drejtorisë së Policisë së Vlorës në pritje të emërimit

 


Shtypi i dites

Analize







microsoft




Sondazh
Pas ndeshjes në Serbi dhe huliganizmit të tifozerisë vendase
(Cili mendoni se do të duhet të jetë qëndrimi ynë në ndeshjen e kthimit?)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: molgen
ikub #:
 0
911050685





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan