marketkonekt
0 0
2
 

Matura 2013, zhvillohet testi i Letërsisë sërish me skandal

31 Maj 13

Një foto e tezës me përgjigje të sakta dyshohet se është shpërndare pranë gjimnazit “Ismail Qemali”.

Burimi: Vizion+

Edhe këtë vit provimi i Maturës për gjimnazistet nuk shpëtoi nga debati për publikimin e tezës para procesit. Në përfundimit te provimit një foto e tezës, që dyshohet se është e origjinalit, por i plotësuar me përgjigjet e sakta, është shpërndare pranë gjimnazit “Ismail Qemali”. Nuk dihet ende se si ka dalë teza, por dyshohet se i është bërë foto nëpërmjet celularit. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thonë se kjo tezë ka dalë pas përfundimit të orarit zyrtar  të provimit, çka heq dyshimet për komprometim të procesit, megjithatë kjo kopje do të verifikohet.
Këtë të premte 45 mije maturante i janë nënshtruar testit te Gjuhe-Letërsisë ne te gjitha shkollat e mesme. Provimi ka nisur rreth orës 10:00 por nxënësit janë paraqitur një ore me pare,  pasi i janë nënshtruar kontrolleve. Mësohet se nuk janë lejuar celularet ndërsa ne shume shkolla janë bllokuar edhe valët. Disa nga nxënësit kane pohuar se teza nuk ishte e vështire, ndërsa rregullat ne gjimnaze si “Sami Frashi” ishin strikte dhe nuk patën mundësi kopjimi. Provimet e radhës do te zhvillohen përkatësisht ne datat 14 dhe 29 qershor.


Shtypi i dites

Analize



mk




vassi studio




Sondazh
Qeveria Rama ka shpallur shumë reforma që synojnë rivendosjen e ligjit
(Si i vlerësoni ato?)





Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
ikub #:
 2 1305310202





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
jona
Para 19 muajsh  
  
nuk eshte hera e pare qe jane mare pyetjet ,tek shkollat ne qender si>sami frasheri,ismail qemali kurse tek shkollat neper rrethe administrimi ka qene shume i rrepte....
     
odesa hoxha
Para 19 muajsh  
  
edhe tek shkolla Sami frasheri ishte marre teza e letersise . te merren masa rper provimin e matematikes ndryshe do marrim masa te tjera!!!!.......
     


Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




digitalb
spitaliamerikan

as