ebuy.al
Alexa
0 0
0
 

Devis Xherahu në Top-Fest me baladë të frymëzuar nga Houston


26 Shk

Ai ka thënë se kjo është një këngë dashurie, një baladë tepër e veçantë

Burimi:

Mapo

devisiXHKëngëtari Devis Xherahu, i cili po zhvillon një karrierë të suksesshme aktualisht në Shqipëri ka pohuar se do të marrë pjesë në ‘Top-Fest 9’ sërish me një baladë. I pyetur nëse kënga i kushtohet të dashurës së tij, ish-misit Ertemiona Mejdani, Devisi ka thënë se kjo është një këngë dashurie, një baladë tepër e veçantë, por jo për të.

“Këngën e shkruajta atë ditë që mora vesh për vdekjen e Whitney Houston, sepse isha shumë i mërzitur. Pastaj Jorgo Papingji hodhi tekstin, por që nuk ka lidhje me Whitney, por me diçka tjetër. Kuptohet, vetëm për dashurinë”, – ka thënë Devisi për “Mapo”. Jeta e tij artistike në Shqipëri po shkon më së miri e po ashtu edhe ajo private, ku vetëm para një jave ai pohoi me plot gojën se është i dashuruar me Ertemionën.
 



ikub



Cili eshte emisioni juaj i preferuar?








Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: mbalena
Lexuar: ikub #:
 0  963 1202250071





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan