ebuy.al
Alexa
0 0
0
 

Telefonat me te shtrenjte ne bote (Foto)


23 Maj

Të gjithë dëshirojnë telefon të ri, me më shumë funksione, me pamje interesante, me kamerë më të mirë, me Internet e me shumë lukse tjera.

Burimi:

Te Tjera

Ata më të pasurit duan edhe ar edhe diamant. Po ua prezantojmë telefonat më të shtrenjtë në botë:

 “Stuart Hughes iPhone 4 Diamond Rose Edition”
Nëse mendoni se 3.2 milion janë shumë, gaboheni, pasi ky telefon kushton pesë milion dollarë. Ka ar ngjyrë vjollce, diamant në qind karatësh, ndërsa logoja e “Apple” është e formuar prej 53kartëve. Susta që ju shpie në ekran është krijuar nga platina dhe nga një lloj i rrallë i diamantit ngjyrë vjollce 7,4 karatësh.

“Goldstriker iPhone 3GS Supreme” kushton 3.2 milon dollarë.
Stuart Hudgens njihet për nga telefonat e shtrenjtë dhe video lojërave. Në këtë telefon ka 271 ar 22 karatësh, i dekoruar me diamant një-karatësh. Susta për navigacion përbëhet nga diamanti 7.1 karatësh. Për ta prodhuar këtë telefon janë dashur dhjetë muaj.

“Kings Button iPhone” kushton 2.4 milion dollarë.
Ka 3G-teknologji dhe 138 diamante brilante në kënde. Çmimi është aq i lartë për shkak të diamantit të rrallë 6.6 karatë.

“GoldVish ‘Le Million’ Piece Unique” kushton 1.3 milion dollarë.
Është i prodhuar nga ari dhe është futur në librin e rekordeve të Ginesit si telefon më i shtrenjtë dhe më ekskluziv. Është dizajnuar nga Emanuel Gvet për koleksionin “Illusion”. Ka ar 18 karatësh dhe diamant 20 karatësh, po ashtu ka edhe bluetooth, dy giga bajt memorie, radio, kamerë digjitale MP3 plejer. Prodhohet vetëm me porosi speciale.

“Diamond Crypto Smartphone” i dizajnuar nga Piter Alojson.
Smartfon luksoz me shtresë të platinës i praruar me 50 diamante, prej të cilëve tetë janë diamante të kaltër, diamante shumë të rrallë. Ky telefon i mbështet programet Java, VAP, MMS, SMS,e-posta, Internet, media plejer. Çmimi është 1.3 milion dollarë.

“Vertu Signature Cobra”
Eshtë aq ekskluziv sa që vetëm tetë telefona të tillë janë bërë. Ka dy diamante, dy smeralde dhe 439 rubinë të dizajnuara në Francë. Është përpunuar për blerës shumë të pasur me çmim prej 310.000 dollarë. Gjarpri në telefon është simbol i ekskluzivitetit.

“Black Diamond”
Me çmim prej 300.000 dollarë për shkak të artit të teknologjisë e jo për shkak të anës vizuale të diamanteve, OLED teknologji polikarbonate jep ekran katër megapikselësh me pamje të pakufishme. Një pamje futuristike për telefon që do t’u shitet disa klientëve të zgjedhur.

“iPhone Princess”
i Piter Alojson është telefon i shtrenjtë me 318 dijamantë në të. Ka 17,5 karatë plus 18 karatë ar të bardhë. Çmimi 176.400 dollarë.

“Nokia 8800 Art?”
me diamante ngjyrë vjollce nga Piter Alojson. Ky është telefon me bluetooth, memorie të zëshme, plejer për muzikë, video, kamerë me autofokus dhe 3.15 megapiksel. Posedon diamante 21 karatësh. Çmimi është 134. 000 dollarë amerikanë.

Burimi: daily-gossip.com


Telefonat me te shtrenjte

  • http://www.ikub.al/cache/images/88/88567def-d35e-4939-9b08-c45781dcb89f-660-500-1-111111.jpg

    “Stuart Hughes iPhone 4 Diamond Rose Edition”

  • http://www.ikub.al/cache/images/bf/bf926222-fddb-43c8-81ef-65f0e661087a-660-500-1-111111.jpg

    Goldstriker iPhone 3GS Supreme

  • http://www.ikub.al/cache/images/3a/3a30d598-d343-4384-8c28-0357e88904fe-660-500-1-111111.jpg

    “Kings Button iPhone”

  • http://www.ikub.al/cache/images/50/50426b00-4b02-454c-ae6f-0df13bcc7b4c-660-500-1-111111.jpg

    “GoldVish ‘Le Million’ Piece Unique”

  • http://www.ikub.al/cache/images/5d/5d55bc7d-305e-46e4-9c83-e1fe0f10f82d-660-500-1-111111.jpg

    “Diamond Crypto Smartphone”

  • http://www.ikub.al/cache/images/dd/dd184bce-293b-43f9-b37c-ee55917f8dfe-660-500-1-111111.jpg

    “Vertu Signature Cobra”

  • http://www.ikub.al/cache/images/75/75122e4c-253c-4ef6-a995-0522add6866b-660-500-1-111111.jpg

    “Black Diamond”

  • http://www.ikub.al/cache/images/ea/eac2121c-3130-4651-a75f-c2cb05516a55-660-500-1-111111.jpg

    “iPhone Princess”

  • http://www.ikub.al/cache/images/74/741c7b4c-ae27-494a-b54e-d5bf7b0a2526-660-500-1-111111.jpg

    “Nokia 8800 Art?”


ikub



Cili eshte emisioni juaj i preferuar?








Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: ermal
Lexuar: ikub #:
 0
 2.552 1205230124





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan