ATEM
0 0
0
 

Xheni e “Portokallise” dhe dashuria qe nuk ja duan ne shtepi…


24 Nën

Nje cep i vogel prane banakut ne barin e motoristeve “Steel Wings” eshte ekskluzivitet i Xheni Hallullit.

Burimi:

ikub.al

Eksperienca si aktore humori dhe fati qe i parapriu ne “Portokalli”. Pasioni per motoret dhe endrra per te pasur nje Harley perballe ultimatumit te se emes per te qendruar larg tij. Konflikti i trasheguar i Xheni Hallullit, ne kerkimit te kompromisit.
Nje cep i vogel prane banakut ne barin e motoristeve “Steel Wings” eshte ekskluzivitet i Xheni Hallullit. Varur ne mur eshte xhaketa e lekures, dorezat dhe me ne cep kaska e motorit. E dine te gjithe se te kujt jane dhe perveç te zonjes nuk ka te drejte t’i preke njeri.
E meqe kushdo qe shkel aty e njeh shoqi-shoqin, klientet jane te perhershem, meqe te gjithe i bashkon pasioni per motorat, e dine edhe pse Xheni i shkarkon aty veshjet e dashura. Nuk eshte se i vesh edhe aq shpesh, sepse ende nuk ka nje motor te vetin, por edhe ne shtepi nuk i çon dot. Nuk ia prish dot qejfin se emes, e cila eshte deklaruar kategorikisht kunder. Ajo nuk do qe e bija te hipe ne motor e aq me pak te ngase nje te tille. Do te deshironte per te, te ishte nje vajze e bute dhe mundesisht me pasione me “femerore” se ato qe Xheni sot e gjithe diten mundohet t’i mbushe mendjen se nuk jane edhe aq prej te fortesh. Por veshtire ta gjejne gjuhen e perbashket.
Ndersa pershendet miqte e saj qe hyjne njeri pas tjetrit ne lokal, aktorja e “Portokallise” ngrys fytyren e bute kur rrefen se si e ema vazhdon te mos e kuptoje ne kete pike. Tregon se shume here eshte munduar t’ia shpjegoje se kjo gje nuk e rendit nder “vajzat e keqija” dhe se miqte e saj motoriste, sado qe vishen me xhupa e pantallona lekure, jane ndoshta pak ekstravagante ne pamje, pavaresisht zhurmes qe lene pas me motoret e tyre, muzikes rock qe preferojne me se shumti, jane te gjithe te shkolluar dhe familjare. Pra aspak te ngjashem me ata tipat e eger te filmave, endacake qe si pasuri te vetme ne bote kane motorin. Shume here i ka shpjeguar edhe se motori nuk e ben as te mire dhe as te keqe si vajze, nuk e shkeput nga puna apo arti qe e ka aq per zemer. Pse shpesh i pelqen te ngase nje te tille nuk do te thote edhe se nuk eshte femerore, “e bute si mendafshi”, siç e pretendon mamaja. Por çfaredo qe te thote Xheni, ne kembim merr ultimatumin e radhes “kurre me motor”. Ndoshta ajo nuk do te prese mire edhe kete rrefim qe aktorja ka bere dhe qe ka lidhje pikerisht me motorin. “Une e kuptoj nenen time”, shton ajo, “por ajo nuk me kupton mua”.
E dorezuar keshtu, Xheni te le te kuptosh se ky nuk eshte nje konflikt brezash. Dhe jo vetem pse aktorja e ka lene pas me kohe adoleshencen. Ajo e kupton te emen se e di fort mire se nga i buron e gjithe kjo kundershti dhe ultimatimet qe merr sa here hapet kjo teme bisede ne shtepi. Ketu e 12 vjet me pare Xheni ka humbur te atin ne nje aksident me motor. Ia ka ndjere mungesen qe prej asaj dite dhe sidomos xhirove qe bente me te qysh kur ishte femije. Megjithate kjo nuk ia ka cenuar per fare deshiren per te pasur nje te tille. Per t’u justifikuar rrjeshton disa arsye se pse familjaret e saj nuk duhet te kene frike, nder me kryesohet ajo puna e shpejtesise: e di çfare eshte shpejtesia ndaj nuk e provon. E gjithe ajo çfare do eshte qe, sidomos ne dite te keqia, t’i hipe motorit dhe te largohet qofte edhe per pak. “Eshte nje pasion dhe kjo del jashte logjikes se ftohte”.
Megjithate nuk ka qene gjithmone keshtu. Vertete eshte rritur duke pare te atin qe shkonte e vinte nga puna me motor, qe e merrte te voglen e tij, sa per ta argetuar, per xhiro, por kete deshire te papermbajtshme e ka ndjere shume kohe me vone. E mban mend daten dhe diten kur mori rrugen per Kosove, bashke me Genti Bejkon, dikur edhe ai pjese e trupes se “Portokallise”, por edhe motoriste te tjere per nje tur qe organizohej atje. Ishte ne nje nga ato “ditet e keqija”, kur ndjente nevojen te shkeputej nga e perditshmja e Tiranes dhe te harrohej. “Do ta mbaj mend pergjithmone ate udhetim. Ishte nje eksperience e pakrahasueshme. Kur u ktheva asnje problem nuk ekzistonte me”. Perveç motorit. Sepse qe nga ajo dite nuk e mendonte veten pa nje te tille, siç edhe e ema nuk e mendonte te bijen duke e ngare dhe duke iu rikthyer te njejtit ankth te kohes kur babai i Xhenit ishte ende ne kete jete. “Mbaj mend nenen time ndersa e priste dhe e percillte me te njejtat fjale tim ate: kujdes me motorin. Babai ka qene kengetar i muzikes popullore, punonte shume, kendonte ne dasma dhe shpesh kthehej vone ne shtepi. Mami i frikesohej me te keqes dhe ne fund me e keqja ndodhi. Une i ngjaj shume atij dhe ndoshta ky pasion qe kam eshte pak edhe gjenetik. Une nuk e konceptoj te mos kem asnje lidhje me motorin, eshte e vetmja gje qe me ben te harroj çdo problem qe mund te kem”.
Ka ende te fresket edhe ate dite kur humbi te atin, ama. Ishte ne Durres, bashke me familjen asokohe. I ati, administronte nje lokal dhe gjate veres e gjithe familja vihej ne funksion te tij per te ndihmuar. “Andej nga fundi i veres me tha te nisesha per ne shtepi. Madje, siç nuk kishte bere asnjehere me pare, ate fundjave me percolli dhe vete ndenji ne Durres. Te nesermen na moren ne telefon dhe na lajmeruan per aksidentin. Nuk na thane qe kishte vdekur, kete e morem vesh kur shkuam ne spital”. Nuk i kishte me shume se 14 vjeçe ate vere, por ato dite Xheni i kujton te mjegullta: lajmi qe e ema mori ne spital, humbjen qe nuk donte ta besonte. “Nuk i mendoj shume gjate gjerat e renda ne momentin qe ndodhin. As atehere dhe as tani. Ne çastin e pare jam e kthjellet, ndersa me kalimin e kohes filloj dhe e perjetoj ate qe kam humbur. Keshtu ndodhi edhe me tim ate. Vetem pas nje viti e kuptova çfare kishte marre nga jeta ime ai aksident”, thote ajo. Kishte humbur nje njeri te shtrenjte dhe shume vite me vone tregon se si kuptoi se i ngjante shume me teper sesa vetem nga pamja fizike apo karakteri. Eshte edhe kjo puna e motorit qe ka rikthyer debatet e hershme ne shtepi, ndoshta edhe me te forta, sepse tani mamaja e Xhenit ka perballe te bijen dhe meraku eshte dyfish me i madh.
Eshte edhe nje i trete ne familjen Hallulli, vellai i Xhenit. Edhe ai artist, i diplomuar per violine ne Vjene. Veçse Eduardi nuk i vjen edhe aq ne ndihme sa here qe Xheni shtron argumentat e veta pro motorit. “Ai eshte artist dhe ka boten e tij. Me kupton shume mire, sepse e di çfare eshte pasioni. Ne kete diskutim nuk me ka dale kunder, por sidoqofte edhe kjo nuk eshte se e zbut mamane time”.
Si perfundim xhupi i lekures qendron i varur tek “Steel Wings”-at dhe Xheni veshtire se do te kete nje motor te vetin. Veshtire t’i beje qejfin vetes edhe me ndonje teke te tipit ‘ta ngase pa kaske’, fjala vjen. Sepse tek kjo pjese nuk eshte vetem mamaja qe do te merzitej dhe do ta priste me kritika me te vene kemben ne shtepi. Eshte edhe opinioni ai qe nuk i ka fort per zemer vajzat me motor. “Nuk eshte e lehte t’u shpjegosh te gjitheve se lloji i motoreve qe me pelqejne, apo miqte e mi, nuk kane lidhje me ata motoret qe bejne zhurme te forte ne çdo rruge qe kalojne. Njerezit e kane te veshtire t’i ndajne gjerat. Mjafton ideja e nje vajze mbi motor per te paragjykuar”. Le te jete edhe Harley Davidson siç e ka per zemer Xheni dhe siç kane pothuaj te gjithe ne klubin e motoristeve. Biondines se “Portokallise” i duhet t’i fshehe kaçurrelat sa here qe tundimi per te ngare nje te tille eshte me i forte se arsyeja.
Por kjo nuk ndodh kaq shpesht sa Xheni do ta donte. E kundershton e ema me force, por edhe aq shume kohe ne dispozicion per te perdorur motorin nuk ka. Çdo fundjave i duhet te jete ne skene, me numra te rinj humori, plotesisht brenda karakterit te personazhit qe luan, çka nenkupton nje jave te mbushur plot, nga e hena ne te shtune. Kete sezon televiziv eshte vajza e mamit, qe çdo te diele ben monolog mbi perplasjen e brezave. Ironike, apo jo? Materialet i merr qe diten e pare te javes dhe deri kur grupi i aktoreve mblidhet, ka punuar me te, fut elemente te rinj ne tekste, interpretim dhe çdo detaj tjeter qe ne mbledhjen perfundimtare merr formen e asaj qe shfaqet ne skene. Keto kater vjet ky eshte impenjimi i aktores se diplomuar ne Akademine e Arteve per drame.
“Jam pjese e kesaj trupe fale profesorit tim, regjisorit Altin Basha”, thote ajo. I ka perzgjedhur ai dy aktoret e reja qe iu shtuan trupes, ne kohen kur Xheni ishte ende ne vitin e trete te studimeve. Bashke me Erjola Meten, interpretuan dy nxeneset ne varietene e kater viteve me pare dhe meqe roli funksionoi dhe publiku e pelqeu bionden dhe brunen, njera tip i hedhur e moskokeçarese dhe tjera e ndrojtur dhe e shtruar, vajzat iu bashkuan perfundimisht kastes se aktoreve qe shfaqen çdo sezon ne Top Channel. “Ne fillim as qe e mendonim se mund te perballonim nje pergjegjesi te tille”, thote 27 vjeçarja. “Vitin e pare kemi punuar shume fort. Ishte hera e pare ne skene dhe drejt e ne nje variete qe preferohej shume nga publiku. Dukej te ishim te lartesine e duhur”. Nje vit i gjate pasiguri qe u shperblye me nje pune te perhershme per te dyja aktoret. “Nxeneset” vazhdojne te jene ne “Portokalli”, por me role personazhesh te tjere, te cilet siç thote Xheni, u japin mundesi te shpalosin me te miren e tyre ne skene. “Une isha me fat sepse kisha nje profesor si Altin Basha te cilin do ta falenderoj dhe do t’i jem mirenjohese gjithe jeten per kete mundesi qe me dha. Kisha nje profesor si ai pa jam ketu, sepse po te kishte qene ndonje tjeter nuk do te kisha pasur kaq fat”.
Po te kishte qene ne nje kurs tjeter, edhe Xheni do te ishte si shume kolege te saj qe pasi perfundojne shkollen veshtire te gjejne nje skene a rol per interpretim. Pas studimeve aktorja ka interpretuar vetem ne dy filma me metrazh te shkurter dhe karriera ne skene permblidhet ne punet studentore qe ka bere gjate shkolles. E tundon ideja per te interpretuar ne nje film me metrazh te gjate, siç e ndjell edhe skena e tetarit, njesoj e shtrenjte. “Por per role ne teater eshte pak problem prej perplasjes se diteve te shfaqjeve. Çdo fundjave une duhet te jem tek “Portokalli” nderkohe qe ne Teatrin Kombetar te gjitha shfaqjet jane ne fundjave, keshtu qe nuk jam angazhuar asnjehere. Por as nuk jam pishman per kete sepse “Portokallia” eshte eksperience”.
Pastaj varieteja e Top Channel i ka bere edhe nje sherbim tjeter qe çdo shfaqje teatri veshtire ta bente kaq mire: e ka hedhur ne treg. Shfaqet ne ekran çdo te diele dhe kjo do te thote mundesi per oferta te çdo lloji. Regjisoret kane mundesi te ndjekin dhe t’i vleresojne aftesite pa pasur nevoje te pyesin apo ta marrin ne prove. “Perderisa di te bej aktoren e humorit, qe eshte zhanri me i veshtire, nuk besoj ta kem problem te bej mire edhe dramen”, thote duke shtuar se ka plot kohe perpara per te provuar veten tek te gjitha dhe per te menduar, pse jo, edhe nje te ardhme ne teater ose ne film.
Kaq e duruar duket te jete edhe per gjerat e tjera te jetes, siç eshte nje mik special apo hapa me te medhenj, martesa apo familja. Xheni eshte vetem, siç thote, “ne pritje te nje gjeje te mire”. Te perditshmen e ndan mes humorit, skenes dhe pasionit (fshehtas se emes), per motoret. “Ndihem shume mire me pjesen e lirise qe te le t’i gezohesh te qenit vetem. Kjo eshte shume e rendesishme per mua”, thote nderkohe qe i hedh syte makines qe ka parkuar para barit qe frekuenton shpesh. Eshte koha e darkes dhe mbase mendon se duhet ta mbylle per kete nate. E pret nje jave e gjate angazhimi ne pune. Edhe ne shtepi, nese hapet tema e motorit. vipat.
 






Reforma në drejtësi
(E nevojshme apo jo?)



Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: Klaud
Lexuar: ikub #:
 0  9.918 1211230118





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


acdurres

spitaliamerikan