ebuy.al
Alexa
0 0
0
 

Anaidi në lidhje me vajza me pozitë, me Joanën po bën lojë


10 Mar

Flet miku i ngushtë, Emiliano: Me një vajzë shkodrane prishi lidhjen, se ajo filloi të merret me politikë.

Burimi:

Panorama

Anaid Kaloti, 27-vjeçari nga Tirana, është i pari banor i “Big Brother 6” që ka krijuar një lidhje brenda shtëpisë me Joanën. Ndërkohë i cilësuar si një nga tipat më impulsivë të lojës, ai në dhomën e rrëfimit ka pohuar se femrat që ka pasur në krah jashtë shtëpisë kanë qenë të veçanta. Përtej pamjes sportive dhe çapkëne, qëndron një djalë i zgjuar që studion Gazetari. Po cila është jeta që ai ka bërë para se të hynte në këtë lojë? Shoku i tij më i ngushtë, këngëtari Emiliano i grupit “Pa kufij”, tregon për tri lidhjet e tij të rëndësishme në jetë, dhe si e sheh ai historinë e re me Joanën.
Je shoku më i afërt i Anaidit, çfarë tipi është ai në jetë?
Anaidi është dhe tip studios dhe djalë rruge, i ka të dyja dhe kjo e bën interesant në sytë e të tjerëve. Ai ka një natyrë që të bën për vete, është i zgjuar, impulsiv edhe i qetë njëkohësisht, dëgjon edhe flet shumë po ashtu. Ka shqisën e gjashtë shumë të zhvilluar, dhe di mirë me kë ka të bëjë dhe çfarë bën në jetë. Arrin të mbajë shumë shoqëri dhe di t’i menaxhojë situatat në jetë. Dhe është i paparashikueshëm, të surprizon gjithmonë.
Si jeni njohur bashkë dhe sa besnik është ai si shok?
Jemi njohur në vitin 2006. Unë jam tip shumë i fortë në karakter dhe po ashtu kam dëshirë që shokët t’i zgjedh të fortë moralisht. Kam qejf të rri me njerëz që më japin siguri dhe t’u jap siguri, dhe Anaidi është një i tillë, me gjithë tipin e hapur që ka. Jemi njohur nga një miqësi e përbashkët në Shkodër dhe ishte mbështetja e tij që më bëri të kthehesha përgjithnjë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jetoja dhe të nisja një jetë të re në Tiranë. Është aq bujar sa më hapi dyert e shtëpisë, ku qëndrova për një kohë.
Nga kush përbëhet familja e tij dhe cila është gjendja ekonomike e tyre?
Familja e tij përbëhet nga dy prindërit dhe vëllai, dy vite më i vogël. Për sa i përket gjendjes ekonomike, di që i ati ka dy kafene të vogla diku pranë Presidencës, dhe e ëma është kujdestare në një shkollë. Ndërsa vëllai, Igli, punon te Garda e Republikës.
E njeh mirë, cili epitet do i shkonte më shumë, “djali i keq” apo “djali i mirë”?
Anaidi është djali i keq, por jo i dëmshëm. I keq në kuptimin që është dhe i zgjuar, i hedhur dhe pak Don Zhuan. I mirë në zemër dhe kjo ia balancon tipin.
Në lojë është shprehur se ka pasur femra të mira në krah. Ka pasur shumë lidhje dhe ti i ke njohur të dashurat e tij?
I kam njohur femrat që ai ka pasur lidhje vërtet serioze, dhe mund të them se ai ka jetuar tri lidhje të tilla, me një vajzë shkodrane dhe dy nga Tirana. Kur e kam njohur kishte një vajzë shkodrane, me shkollë, inteligjente dhe me pozitë, por si duket nga që ishin njohur që të vegjël, për disa mospërputhje u ndanë në vitin 2009. Ishte shumë vajzë e mirë dhe nuk u ndanë për ndonjë tradhti, por thjesht se ajo merret me politikë dhe është në qendër të vëmendjes, gjë që ndoshta nuk i ka pëlqyer Anaidit. Raporti i dytë që ka pasur, është mbesa e një personazhi shumë të njohur dhe të përfolur në Shqipëri, me të cilën po ashtu u nda. Së fundi ka pasur lidhje më një vajzë jo aq të bukur sa dy të parat, por shumë e gjendur, që i përshtatej tipit të Anaidit, pasi dhe ai është shumë i dhënë pas shoqërisë.
Ndërkohë ka krijuar afrimitet me Joanën brenda shtëpisë, duke bërë hapin e parë për krijimin e një çifti në “BB6”. Është ajo femra e duhur për të?
Nuk e shoh fare mirë me të dhe s’më duket tipi i Anaidit. Më duket si lojë e tij ky afrimitet me Joanën, sepse ashtu e nisën dhe ashtu do vazhdojë. Nuk i shoh aspak bashkë, pasi ajo nuk është tipi i tij. Madje, ai dy net më parë nuk fjeti me Joanën, pasi ajo reagoi keq kur ai u mbështet tek Elena. Ai nuk e priti xhelozinë e saj, sepse në fund të fundit nuk janë të lidhur bashkë. Tregoi pak dobësi se ra në mendime, duke reflektuar pse u soll Joana ashtu. Duke e njohur Anaidin, e ka kuptuar që Joana nuk bën për të, pasi ajo e ka kaluar kufirin e afrimitetit, kështu që mendoj se Anaidi tani e tutje do i largohet, do e distancojë.
E ka njohur më parë ai Joanën dhe si e parashikon vazhdimin e lidhjes?
Jo, s’besoj, pasi ajo nuk ka ndonjë pamje të veçantë që të bën ta kthesh kokën dy herë. Mendoj që tani e tutje do vazhdojnë bashkë për inerci. Në atë shtëpi ka stres dhe presion dhe njeh dikë që do ta kesh afër, gjë që mendoj se i ndodhi Anaidit. Ajo duket vajzë e mirë, por me pamjen që ka nuk hyn në preferencat e tij.
Anaidi i zgjedh vetë femrat apo i pëlqen ta zgjedhin?
Anaidi ka dëshirë dhe ta zgjedhin, se kur e zgjedh një femër, 50 për qind e ka fituar atë.
Nga ish-et e tij do jetë ndonjëra që do shfaqë dëshirën për rikthim duke e parë të afrohet me Joanën?
Ai ka hyrë “single” në BB6. Por edhe pse ishte ndarë nga e dashura e fundit që para 2 -3 muajsh, kishte një lloj komunikimi se ai u jep fund lidhjeve me pak diplomaci.
Si tip impulsiv që është, ku mund të gabojë Anaidi që mund të penalizohet në lojën e tij në “BB6”?
Me sa e njoh, nuk besoj se do bëjë gabime të tilla, që do i ulin pikë në lojë. Ai vendosi të jetë konstant që në fillim, është impulsiv, dhe i ka thënë të gjitha për veten. Ka pohuar që ka qenë në Lazarat dhe ka pirë bar, ka provuar shumë gjëra në jetë dhe këtë profil do vazhdojë të mbajë deri në fund.
Ndërkohë ishte i pari që zbuloi një sekret brenda shtëpisë. Po sa i zoti do jetë të ruajë sekretin e tij?
Anaidi i shikon detajet dhe analizon. Madje ai ka gjetur jo vetëm sekretin e parë, por dhe personat që e kanë nominuar për këtë javë. Mendoj që askush në lojë s’do të ketë shansin t’i zbulojë sekretin, madje dhe kur të mbeten dy sekretet e fundit, kanë për të gabuar.
Ka hyrë ai në “BB6” për të fituar, cilët sheh si rivalë më të fortë?
Po, ka hyrë për të fituar dhe është i bindur. Deri tani shoh si rivalë Arsimin dhe Shpendin, të cilët janë inteligjentë, të matur e të pjekur, dhe deri diku Xhimin.

Preferencat e Anaidit


Femrat?
Jo të bukura shumë, por të zgjuara, inteligjente dhe vajza me shkollë. Nuk i pëlqejnë femrat e hallakatura, pasi do të ketë situatën nën kontroll në lidhje me to. Për sa u përket preferencave për brune apo bionde, them brunet tani, pasi biondet i kanë pëlqyer vetëm në adoleshencë.
Gazetaria?
Ai ka arritur ta kuptojë që i duhet shkolla, është dega që i përshtatet dhe e ka tërhequr, pasi në jetë pëlqen të flasë, diskutojë dhe analizojë. Është shumë kurioz.
Librat?
I pëlqen të lexojë, sidomos kuriozitete.
Filmat?
Ndjek filmat aksion, si tip aventurier që është.
Shpejtësia?
Po, i pëlqejnë motorët.
Paraja?
Ka marrëdhënie të kontrolluar me paranë. Ai është tip që nëse nuk ka para, nuk del nga shtëpia. Është kavalier dhe ka qenë i zoti i vetes që i vogël.
Ish-lojtarë të BB të preferuar?
Ermelën dhe Ergysin e “BB4”, i ka shumë miq.
“Big Brother”?
Kishte 4-5 vite që e ndiqte këtë format dhe këta dy vjet vendosi të bëhej pjesë, pasi mendon se është vërtet tipi i duhur për të bërë lojë dhe show.
Televizioni?
Unë e shoh si drejtues të një programi pas daljes nga “BB”.
Biznesi?
Ai ka dëshirë të marrë një lokal të madh për ta menaxhuar.





 



ikub



Cili eshte emisioni juaj i preferuar?








Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: Klaud
Lexuar: ikub #:
 0  2.882 1303100014





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


Kerkoni Gjeni Prona









| Shto tek te Preferuarat




Spitali Amerikan