Vajza e sapolindur e Rudina Xhunges “flet” në Twitter...


10 Mar

Rudina po gjen pak kohë edhe për të prezantuar miqtë e “Twitter”-it me të voglën.

Burimi:

Panorama

 
0
0

Pas një muaji leje, gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Shqip” në “Top Channel”, i është rikthyer punës, për të nisur sërish të hënën në mbrëmje emisionin live. E meqë janë ditët e para që largohet për disa orë nga Alana, vajza e saj, Rudina po gjen pak kohë edhe për të prezantuar miqtë e “Twitter”-it me të voglën. Kjo foto që është postuar dje prej saj, është takimi i parë i babi Dritanit me të bijën kur ajo sapo erdhi në jetë. Bashkë me fotografinë, është edhe komenti i saj: “Ba, duhen shumë burra si ti, që 8 Marsi të jetë festa e grave. Ti je festa ime, e mamit tim dhe mamit tënd. Të dua ba!”, si të ishin këto fjalët e bukuroshes së saj të vogël. “Më duket gjithë kohës sikur është një bebe duke qarë”,- thotë Rudina për këto ditë të para të rikthimit në punë, ndërsa mendjen domosdo e ka ende nga e bija, në shtëpi. Sado që e di fare mirë që bebushja është në duart e sigurta të gjyshes së saj, mamasë së të shoqit, Dritan Hilës. Ndonjë orë pushimi që më parë mund t’i shërbente Rudinës për të takuar miq, në kafet përreth Top-it, tani nevojiten për të bërë një vrap nga shtëpia. Alana Hila erdhi në jetë një muaj më parë, por askush nuk e kishte parë, derisa mami vendosi, ditën e 8 Marsit, ta bënte edhe më të bukur urimin e saj duke i bashkëngjitur fotografinë e së bijës.
 




   
 
 
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.





ne ju rekomandojme
Prenotoni Krishlindjet ne Lot Restaurant
Festoni me stafin tuaj, me menu per vetem 2’000/2’500 leke me nje pije te perfshire.

Dhurata e duhur per festat e Fundvitit!
Ne dyqanet IRIS COSMETIC do te gjeni produkte kozmetike dhe profesionale per kujdesin e bukurise tuaj dhe dhurata pa fund...per njerezit tuaj me te dashur.

Kane filluar regjistrimet ne kampionatin "Qitje ne Poligon"
Arms School Academy organizon Kampionatin "Qitje ne Poligoni" ku pjesemarres mund te jene Femra dhe Meshkuj mbi 18 vjec te apasionuar pas sportit te qitjes. Regjistrimet kane filluar dhe zgjasin deri

facebook
ikub.al ne instagram
sondazh
Baba Vanga ka parashikuar se Obama do të jetë presidenti i fundit i SHBA
(E besoni apo jo?)



Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: k.s
ikub #:
1303100018









Reklame
Raiffeisen


Reklame
Albanian Security Forum
Reklame
inTV


Reklame
Abissnet