ATEM
0 0
0
 

Vajza e sapolindur e Rudina Xhunges “flet” në Twitter...


10 Mar

Rudina po gjen pak kohë edhe për të prezantuar miqtë e “Twitter”-it me të voglën.

Burimi:

Panorama

Pas një muaji leje, gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Shqip” në “Top Channel”, i është rikthyer punës, për të nisur sërish të hënën në mbrëmje emisionin live. E meqë janë ditët e para që largohet për disa orë nga Alana, vajza e saj, Rudina po gjen pak kohë edhe për të prezantuar miqtë e “Twitter”-it me të voglën. Kjo foto që është postuar dje prej saj, është takimi i parë i babi Dritanit me të bijën kur ajo sapo erdhi në jetë. Bashkë me fotografinë, është edhe komenti i saj: “Ba, duhen shumë burra si ti, që 8 Marsi të jetë festa e grave. Ti je festa ime, e mamit tim dhe mamit tënd. Të dua ba!”, si të ishin këto fjalët e bukuroshes së saj të vogël. “Më duket gjithë kohës sikur është një bebe duke qarë”,- thotë Rudina për këto ditë të para të rikthimit në punë, ndërsa mendjen domosdo e ka ende nga e bija, në shtëpi. Sado që e di fare mirë që bebushja është në duart e sigurta të gjyshes së saj, mamasë së të shoqit, Dritan Hilës. Ndonjë orë pushimi që më parë mund t’i shërbente Rudinës për të takuar miq, në kafet përreth Top-it, tani nevojiten për të bërë një vrap nga shtëpia. Alana Hila erdhi në jetë një muaj më parë, por askush nuk e kishte parë, derisa mami vendosi, ditën e 8 Marsit, ta bënte edhe më të bukur urimin e saj duke i bashkëngjitur fotografinë e së bijës.
 






Në faqet e mediave gossip
(Do të dëshironit të gjenit më shumë materiale për personazhe)




Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: Klaud
Lexuar: ikub #:
 0  3.709 1303100018





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme




alpet
GlobeAlbania