ATEM
0 0
0
 

Flirti Rike-Ilir, lojë apo i vërtetë?


11 Maj

“Të kam shumë xhan dhe më pëlqen të flirtoj me ty”, – janë fjalët që i thotë Iliri Rikes, ndërkohë që nuk mungon dalja në skenë e emrave të të dashurve që të dy kanë jashtë.

Burimi:

Indeksonline

Tashmë që janë të liruar nga pesha e gjetjes së sekreteve, ashtu siç ishte parashikuar, në shtëpinë e “Big Brother” duket sikur ka filluar çdo gjë nga e para. Javët që kanë mbetur janë për të mos u humbur në çdo moment të ditës dhe të natës, pasi zhvillimet aty dhe surprizat janë pa fund. Rikja, e cila sonte mbush katër javë në shtëpinë e “Big Brother”, në fillim tërhoqi vëmendjen e banorëve me pamjen e saj seksi, por banorët pak e besuan se ajo mund të ishte një konkurrente si ata.
Të gjithë në një mendje, shihnin te çdo veprim i Rikes, konspiracionin e radhës. Të shtunën e kaluar, kur u zbuluan të gjitha sekretet dhe një mision modest i Rikes, banorët kanë kthyer sytë drejt saj, të bindur se ajo ka një sekret dhe se ai ende nuk është zbuluar. Sytë tashmë janë te Rikja dhe loja më së shumti është rrotulluar rreth saj. Por njëri prej tyre, Iliri, duket se e gjen gjithë këtë situatë mjaft argëtuese dhe ka vendosur t’i qepet Rikes. Ai nuk lë moment pa i thënë se është e bukur dhe se e tërheq shumë.
“Të kam shumë xhan dhe më pëlqen të flirtoj me ty”, – janë fjalët që i thotë Iliri Rikes, ndërkohë që nuk mungon dalja në skenë e emrave të të dashurve që të dy kanë jashtë. Rikja i përmend Ilirit të dashurën, Anisën dhe si mund të ndihet ajo teksa e sheh që po flirton me të. Por Iliri, duke përdorur si gjithmonë batutat e tij, thotë se nuk i intereson tani që është brenda, se si mund të ndihet e dashura e tij jashtë. Ndërkohë, në biseda me mikeshën e saj më të ngushtë, Elonën, Rikja ka treguar shumë për jetën e saj.
Ajo vazhdon të këmbëngulë se i dashuri i saj italian, Luca, nuk do ta presë, kur ajo të dalë nga “Big Brother”. Ajo e arsyeton me faktin se i dashuri është shumë xheloz dhe nuk do t’ia falë që ajo u fut në këtë lojë pa marrë lejen e tij. Madje, ajo rrëfen se kishte tentuar edhe më parë të futej në “Big Brother”, por ai nuk e kishte lejuar.
Elona teksa e dëgjon këtë histori, e këshillon të mendohet, ndërkohë që ka rezerva për marrëdhënien e saj me Ilirin. Elona mendon se Rikja nuk bezdiset aspak nga ngacmimet e Ilirit, përkundrazi, mendon se ajo ndien për të. Një nga justifikimet tipike të Ilirit, tek i cili nuk arrin asnjëherë të kuptosh se ku mbaron serioziteti dhe ku fillon shakaja, është një fantazi më vete. Ai sqaron Elonën se po i qepet Rikes, që t’i sjellin Anisën të shtunën në ballafaqim, se e ka marrë shumë malli për të.
Por shton se e do shumë Riken, pasi i ka pikë të dobët femrat e bukura. E gjithë kjo situatë ka bërë që shtëpia të ziejë nga fjalët për çiftin Rike-Like dhe i ngacmojnë vazhdimisht të dy. Ne nuk arrijmë për momentin të kuptojmë se sa ka lojë dhe sa ka të vërtetë në këtë raport, gjë që besojmë se do të sqarohet më mirë sonte, gjatë spektaklit.





time
ventus


Cilat nga këngëtaret e mëposhtme
(Do të vlerësoni si më të mirën?)

















Komente: Shfleto artikuj te tjere per:
Postuar nga: Klaud
ikub #:
 0 1305110100





   
 
  *Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.


| Shto tek te Preferuarat
Argetohu Gjej
Jeta e perditshme Te nevojshme


alpet

as
spitaliamerikan