Mike Dusi, shqiptari krenar i Hollywood-it
 
Shperndaje
ikub#: 1311190159
Babai i tij është nga Qerimi i Gjakovës, nëna e tij nga Mirdita, kurse ai vetë, një nga aktorët dhe producentët më të njohur të Hollywood-it, Mike Dusi, ka lindur në New York.

Tregon se i ati, Zef Dusi, ka kultivuar tek ai dhe pjesa tjetër e familjes kulturën e punës. Kjo ka qenë një nga shtysat e tij kryesore për të ndjekur ëndrrën e tij.

Ka punuar si një djalë që shërben pica në dyqanin e familjes, por gjithçka në fushën e aktrimit ka nisur me mbërritjen e tij në Los Angeles, 10 vjet më parë.

Ka një jetë shumë intensive dhe çdo vit vendos qëllime të arritshme nga vetja. Është i bindur se edhe nëse do të kishte lindur në Shqipëri, asgjë nuk do ta kishte ndalur për t’u bërë një producent i suksesshëm në Hollywood.

[Mund të pëlqeni: Shitet aktiviteti i nje farmacie ]


Së fundmi, në rolin e producentit po promovon filmin e tij të ri ‘Mickey Boy’.

Është krenar që është shqiptar dhe nuk humb rast që t’ia bëjë gjithkujt të ditur këtë fakt. Thotë se nuk gjen fjalë për të falënderuar prindërit e tij për forcën dhe krenarinë që kanë përcjellë tek ai.

“Jam lindur dhe rritur në Queens të Nju Jorkut, por me origjinë jam nga Gjakova. Ndihem 100% shqiptar. Në kartëvizitën time kam shqiponjën me dy koka. Të gjithë më pyesin për të dhe unë ia shpjegoj”, thotë Mike Dusi.

 

Loading...




Shfleto artikuj te tjere per: ARTISTI FILMI HOLLYWOOD MIKE DUSI PRODUCENTI



 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved