Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Sjelljet e përditshme që sinjalizojnë divorcin
 
Shperndaje
ikub#: 1702080103
Të jesh në gjendje të njohësh shenjat e problemeve në martesën tuaj, do t’ua bëjë më të lehtë korrigjimin në kohë të tyre dhe parandalimin e ndonjë divorci të mundshëm.

 
Të jesh në gjendje të njohësh shenjat e problemeve në martesën tuaj, do t’ua bëjë më të lehtë korrigjimin në kohë të tyre dhe parandalimin e ndonjë divorci të mundshëm. Psikologët thonë se këto 4 sjellje mes çiftit janë shenjat paralajmëruese të divorcit:
 
• Shprehja e emocioneve negative: Ndarja e emocioneve, të mira apo të këqija qofshin ato, është shumë e rëndësishme në marrëdhënien në çift. Por nëse ndonjëri prej jush ndan vetëm emocione negative ndaj tjetrit deri sa çon në zemërim e acarim do të thotë se jeni të mbushur me energji negative dhe marrëdhënia juaj nuk po shkon siç duhet.
 
• Mungesa e komunikimit: Është një nga treguesit e parë që tregon se gjërat nuk po shkojnë aq mirë. Komunikimi i hapur, i sinqertë, me respekt është jetik për çdo marrëdhënie. Injorimi i komunikimit me bashkëshortin,-en dhe mënjanimi i komunikimit për të bërë gjëra të tjera si për të parë TV apo për të kontrolluar telefonin do të thotë se në marrëdhënien tuaj diçka nuk shkon. Nëse keni kaluar disa javë ose edhe ditë pa bërë një bisedë të rëndësishme, është koha të bëni një përpjekje. Marrëdhënia juaj mund të jetë drejt krisjes.
 
• Zvogëlimi i dashurisë: Faza e “ të sapomartuarve” rrallë të zgjasë përgjithmonë, por çiftet duhet të dinë të dhurojnë dhe të marrin dashuri gjatë gjithë jetesës në çift. Nëse vini re që nuk keni më dashuri dhe vëmendje do të thotë se diçka nuk shkon në martesën tuaj.
 
• Zënkat e shpeshta: Sipas një hulumtimi të kryer nga Departamenti i Psikologjisë në University of Washington, 83% e divorceve vinin si pasojë e zënkave të shumta. Një martesë pa komunikim, pa reagim, pa dashuri dhe me zënka të vazhdueshme paralajmëron për një divorc. 
loading...




Marre nga living.al
Shfleto artikuj te tjere per: DIVORCI SINJALIZIMI SJELLJE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved