Makarona me midhje dhe spinaq
 
Shperndaje
ikub#: 1706020073
Makarona me midhje dhe spinaq

Kjo është një pjatë super, e pasur në shije dhe vlera ushqyese.

Përbërësit

1 lugë e gjysmë gjelle me gjalpë

1 filxhan me qepë të prerë hollë

2 hudhra të grira

1 gjethe dafine

2 filxhan me domate te prera në kubik

Treçerek luge çaji me krip

1 tufë spinaq i vogël, i prerë

Gjysmë filxhani me verë të bardhë të thatë

900 gram midhje

25 gram makarona të ziera

Çerek luge çaji me piper të zi

Përgatitja

Shkrini gjalpin në një tenxhere të madhe, më një nxehtësi mesatare.

Shtoi hudhrën, qepën dhe gjethen e dafinës, dhe lëri për 3 minuta.

Pastaj shto domatet, kripën dhe spinaqin, mbulojeni me kapak dhe lëreni të ziejë për 4 minuta.

Pastaj shtojini dhe verën dhe midhjet, ktheji sërish në zjarr. Zieji për 5 minuta derisa midhjet të fillojnë të hapen, ato që ngelën pa hapur largoji. Hiqe dhe gjethen e dafinës.

Vendosi veç, me një pirun, të gjitha midhjet. Pasi ke vendosur makaronat nëpër pjata, vendosi rreth 8-9 midhje në secilën prej tyre. Pastaj shto nga gjysmë filxhani me salcën e spinaqit të mbetur në tenxhere.

Spërkati përsipër me piper të freskët.

Ju bëftë mirë!

Shfleto artikuj te tjere per: GATUAJ KUZHINA RECETE SHENDETSHEM

Marre nga  bebaime





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved