Pulë me ullinj dhe zaferano
 
Shperndaje
ikub#: 1706030002
Receta e dites
Përbërësit
 
- 1 pule e prere ne pjese
- 1 qepe
- 3 luge ullinj te zinj
- 2 thelbi hurdha
- 2 limon
- 2 bustina zaferano
- 10 domate qershize
- 1 tufe trumze
- vaj ulliri
- kripe, piper
 
Përgatitja
 
Pastroni mire pjesët e pulës dhe me pas rregulloni me kripe, aromatizoni me piper dhe sistemojini ne një tave rregulloni me lëng limoni, hurdhën te prere ne copa dhe grini gjethet e trumzës. Lëreni për dy ore ne një vend te freskët te mbuluar me qese kuzhine. Me pas kulloni pjesët e pulës nga lëngu i marinimit dhe vëreni ne një tigan me pak vaj derisa te marrin një ngjyre te arte. Me pas shtoni  qepen te prere ne feta te holla, një garuzhde ujë te vluar ku me pare te keni shkrire mire zaferanon mbulojeni me kapak dhe vazhdoni gatimin për 15 minuta duke i shtuar here pas here ujë nëse është e nevojshme. Zbuloni tiganin dhe me pas shtoni ullinjte dhe lëkurën e gjysmës se limonit te grire, rregulloni me kripe dhe piper dhe vazhdoni gatimin me flake te mesme për 30 minuta duke i përzier here pas here dhe duke shtuar lëngun e marinimit. 10 minuta para përfundimit bashkoni pjesët e pulës me domatet aromatizoni me trumze përsëri dhe shërbejeni.
Shfleto artikuj te tjere per: GATIMI PULA RECETA ULLINJ

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved