Të arredoni shtëpinë me krevatet jamak
 
Shperndaje
ikub#: 1706130080
Të arredoni shtëpinë me krevatet jamak Mirëserdhe verë! Mësoni si te relaksoheni mbi krevatet jamak edhe midis mureve te shtëpisë.
Mirëserdhe verë! Mësoni si te relaksoheni mbi krevatet jamak edhe midis mureve te shtëpisë. Një imazh shume i dashur ne gjendje për te kujtuar origjinalitetin e mexican style dhe atmosferes tropikale e cila mund te zhvendoset edhe ne qytet.
 
Nuk është e thënë te dispononi një apartament shume te madh, një verande apo tarrace panoramike për te gëzuar nga përdorimi i krevateve jamak edhe ne muret e shtëpisë. Por nuk ishte si te ishte ndryshe, krevatet jamak padyshim qe kane evoluar me kohen duke u përshtatur kështu edhe ne arredimin kontemporan.
 
1. Vendosni një jamak ne studio
Për te thyer simetrinë e ambientit duhet pikërisht ajo jamaku me pamjen e tij mikpritëse. Elementi i duhur për një sy gjumë kur jeni te mbyllur te gjithë ditën ne home office.
 
2. Ne vend te divanit
Prezenca e trarëve te drurit ne zonën living është e përkryer për te pozicionuar ne shtëpi një jamak.
 
3. Frymëzim natyral
Ky version disi ndryshe i krijuar me një suport bambuje i cili i jep me shume qëndrueshmëri është me te vërtet i këndshëm.
 
4. Si një oaz i mrekullueshëm
Jamake i pozicionuar kështu merr një pamje me te vërtet te veçante për me tepër nëse e zbukuroni me bime apo lule ambientin.
 
5. Protagonist ne living
Jamak ne stilin poltron ne një sallon te karakterizuar nga një pamje jo formale dhe me përdorimin e materialeve natyrale.
 
6. Me bazament druri
Nuk keni asnjë mundësi për ta fiksuar ne mur apo tavan? Mos u shqetësoni mund te bej për ju një krevat jamak me bazament.
 
7. Ne nje dhome te vogël dhe te ngushte
Mesa duket krevati jamak behet aleat i mrekullueshëm kur dëshironi te arredoni një cep te vogël dhe ngushte te cilën mund ta hiqni dhe ta vini kur te doni.
 
8. Ne versionin XXL
Padyshim qe i jep salloni një ndjesi mikpritjeje me pamjen e tij komode dhe nëse keni mundësi ta zgjidhni ne versionin XXL mund te vendosni edhe disa jastëk për dekor.
 
Shfleto artikuj te tjere per: ARREDIM KREVAT SHTEPI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved