Këshilla për të gjetur punë në një vend të huaj
 
Shperndaje
ikub#: 1706260005
Këshilla për të gjetur punë në një vend të huaj Dëshironi te jetoni aventurën dhe te punoni ne një vend te huaj por nuk dini nga tja nisni?
Mos u shqetësoni ka disa këshilla praktike te cilat mund t’ju ndihmojnë për një eksperience jashtë shtetit ne mënyre qe te rriteni profesionalisht dhe te pasuroni Cv dhe fjalorin tuaj.
 
1. Te punoni jashtë...vendet e duhura
Ne fakt sipas disa studimeve ka disa vende te cilat janë shume te dashura për ato qe dëshirojnë te transferohen jashtë vendit për pune dhe sigurisht me te preferuarat janë ato ne Evropë ku spikasin Austria, Malta, Republika Ceke, Londra dhe Berlini, Zelanda e Re, Australia etj.
 
2. Nga tja nisni?
Nëse nuk i keni idetë e qarta dhe dëshironi te integroheni ne boten e punës duke e nisur nga e para me një pune çfarëdo mund te synoni për pune te cilat mund te gjenden me lehtësisht si për shembull ne qendra tregtare, ne restorante, ne dyqane te fushave te ndryshme etj.
 
3. Cv dhe gjuha angleze
Nuk jeni shume mire me anglishten dhe dëshironi ta përmirësoni? Ska asnjë problem është mire te bëheni pjese e organizatave vullnetare te cilat mund t’ju ndihmojnë si një ure midis botes akademike dhe punës si pasoje kështu do te përmirësoni edhe gjuhen.
 
4. Vende te ndryshme zakone te reja
E dinit se anglezet përqendrohen me mire përpara një gote birre se sa mbas një tryeze pune? Ndërsa francezet mbajnë shume ne konsiderate studimet universitare? Babbel është një aplikacion për te mësuar me shpejte dhe ne mënyrë me te thjeshte gjuhe te reja dhe ka mbledhur zakonet me te çuditshme te vendeve me kryesore te huaja. Për shembull ne Gjermani është normale te bëni mëngjes ne pune edhe fal kuzhinave te pajisura qe gjenden ne zyra. Kështu ju duhet te përshtateni jo vetëm me ritmet e reja te punës por edhe te integroheni sa me mire. Ne te vërtet te punoni jashtë vendit është një sfide e madhe.
 
Shfleto artikuj te tjere per: GJETJA KESHILLA PUNA VEND I HUAJ

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved