Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
15 pajisjet shpëtimtare që të gjithë duhet t'i kemi në kuzhinë
 
Shperndaje
ikub#: 1801300158
Për te gatuar me kënaqësi, ja pajisjet qe duhet te keni ne kuzhinë.
Sipas një studimi te fundit, mesatarisht femrat harxhojnë 1117 dite te jetës se tyre ne kuzhine, pra me shume se 3 vite. Për ta bere këtë kohe me te kënaqshme, dizenjuesit dhe inxhinieret kane shpikur pajisje te reja mjaft interesante. Ja disa prej atyre qe te gjithë duhet t'i kemi.
15. Qëruesja e bizeleve
 
Mjafton qe ju te vendosni bishtajat e bizeleve ne pajisje, ta rrotulloni dhe kokrrat do dalin mënjanë.
14. Kullojsja e veçante
 
E thjeshte për t'u përdorur dhe zë shume pak vend ne banak, kjo është kullojsja qe do ju duket te gjithëve.
13. Qëruesja e misrave
 
Kjo pajisje largon kokrrat nga kocani  ne vetëm një lëvizje.
12. Stilolapsi i erëzave
 
Me këtë stilolaps mund te shkruani kudo dhe me çfarëdo lloj erëze. Sepse ushqimi ndonjëherë shijon me shume me një shkrim te ëmbël.
11. Thekësja e bukës
 
Kjo pajisje do ju ndihmoje te shihni nëpërmjet xhamit se sa është thekur buka juaj.
10. Thithësja e lëvizshme
 
Nëse keni një kuzhine te vogël dhe nuk mund te vendosni aspirator, kjo pajisje do ju zgjidhe pune.
9. Pajisja 3 ne 1 për mëngjes
 
Zieni kafen, thekni bukën dhe skuqni vezën dhe sallamin, te gjitha ne te njëjtën kohe.
8. Heqësja e bërthamave te qershive
 
Me këtë pajisje thjesht do i përtypni dhe do i shijoni qershitë.
7. Qëruesja e frutave dhe perimeve
 
Me këtë pajisje do ta hiqni me lehte dhe njëtrajtësisht lëkurën e frutave dhe perimeve. 
6. Përgatitësja e makaronave
 
Me këtë pajisje do ju duket thjesht te hidhni miellin dhe përbërësit dhe me pas do merrni makarona te formave te ndryshme.
5. Veze vertikale
 
Me këtë pajisje do i shijoni ndryshe omëletat.
4. Shtypësja e patateve
 
Me këtë pajisje nuk është nevoja te mundoheni shume për te shtypur pak nga pak patatet e ziera.
3. Copëtuesi i erëzave
 
Për te mos i copëtuar me dore ose pak nga pak me gërshëre erëzat, kjo pajisje do jete shpëtim.
2. Grirësja e patateve
 
Nëse doni t'i prisni patatet ala franceze, kjo pajisje do ju duhet. Nuk keni për t'i lodhur me duke i qëruar e duke i grire me thike.
1. "Ujitësja" me limon
 
Shtrydhëse limoni dhe shpërndarëse, 2 ne 1.
 
Për t'u njohur me disa nga produktet me te mira te pajisjeve te gatimit dhe te elektroshtëpiakeve klikoni këtu, ne linkun e ofruar nga njoftime.ikub.al.  Mund te blini atë qe dëshironi me çmimet me te arsyeshme.
 

 

loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: GATIMI KUZHINA PAJISJE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved