Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Lulet e duhura që duhet të mbani në çdo ambient të shtëpisë
 
Shperndaje
ikub#: 1801300088
Lulet e duhura që duhet të mbani në çdo ambient të shtëpisë Lulet dhe bimët në shtëpi janë dekoruese shumë e mirë e ambientit dhe një pastruese e ajrit brenda shtëpisë.
Varietetet e luleve janë të shumta duke e bërë të vështirë se cilën të zgjidhni për shtëpi. Sigurisht që çdo gjë varet nga pëlqimet tuaj, por janë disa lloje lulesh që jetojnë më gjatë, kanë një efekt pastrues në ajër dhe duken më bukur në disa ambiente të caktuara të shtëpisë.
Në banjë:
 
-Palma: Largon amoniakun nga ajri, i cili ndodhet për shkak të pastrimit me detergjent të ndryshëm.
 
-Lule kineze: Ju ndihmojë të largoni formaldehyde në ajër që gjendet kryesisht në kozmetikë.
 
-Dredhka evropiane: Thith dioksidin e karbonit më mirë se çdo lule tjetër. Ajo pastron ajrin nga toksinat, formaldehideve dhe metalet e rënda.
Në dhomën e gjumit:
 
-Bima gjarpër (Sansevieria trifasciata): Ajo lëshon oksigjen gjatë natës dhe pastron ajrin nga toksinat.4
 
-Zambaku i paqes: Absorbon toksina industriale në shtëpi si aceton, benzol dhe amoniak.
 
-Orkide: Përveçse e bukur ajo lëshon shumë oksigjen gjatë natës dhe pastron ajrin nga tolueni.
Në dhomën e fëmijës:
 
-Pema arabike e kafesë (Coffea): Është një filtër natyror pasi pastron ajrin nga benzoli, formaldehidi, fenoli dhe trikloretileni.
 
-Lule Hibisku: Pastron ajrin duke krijuar një mikroklimë të favorshme. 
 
-Lule ciklamini: Ajo ndihmon në largimin e pagjumësisë, lodhjes kronike, depresionit dhe nervozizmit.
Në dhomën e ndenjes:
 
-Dracaena reflexa: Pastron benzenin dhe formaldehidit nga ajri që gjendet tek bojërat, perdet dhe qilimat.
 
-Bima Merimangë (Chlorophytum): Largon formaldehyde që gjendet tek tymi i duhanit.
 
-Benjamin fig: Pastron ajrin nga benzoli, trikloretili që gjendet në detergjentet e qilimave, ngjitësve etj. 
Në kuzhinë:
 
-Aloe Vera: Pastron ajrin nga benzoli dhe formaldehid.
 
-Stephanotis floribunda: Ajo e bën ajrin në kuzhinë më të shëndetshme.
 
-Lulja vjollcë (Saintpaulia): Ajo frikëson milingonat duke i mbajtur ato larg shtëpisë.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: AMBIENTI DUHURA LULE SHTEPIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved