6 gabime të zakonshme që bëni në arredimin e tualetit
 
Shperndaje
ikub#: 1801310131
6 gabime të zakonshme që bëni në arredimin e tualetit Ne vitet e fundit tualeti ka pësuar një revolucion te vërtet për sa i përket arredimit.
Ne vitet e fundit tualeti ka pësuar një revolucion te vërtet për sa i përket arredimit. Me kohen tualeti ka zënë një vend te rëndësishëm ne interier design. Por pavarësisht janë  ende disa gabime te cilat është mire ti evitoni kur mendoni për te arreduar banjën.
1. Te gaboni vendosjen e sanitareve
Një hap i rëndësishëm i lidhur me pajisjet sanitare. Ato duhet te jene te vendosura ne largësi nga njëra tjetra ne një distance te duhur ne mënyrë qe te garantojnë një përdorim te mire te çdo pajisjeje.
 
2. Te harxhoni hapësirën e disponueshme
Pavarësisht vlerësimit te projektit fillestar apo edhe me pas kuptojmë se çdo centimetër i humbur kot është shume i rëndësishëm madje edhe kur behet fjale për cepat. 
 
3. Te zgjidhni një veshje jo shume te zakonshme
Veshjet e banje me dizajnë te bukur apo argëtues, moziake etj për te nxjerre ne pah një pjese se tualetit mund t'ju duken tërheqëse por bëni kujdes me zgjedhjen e tyre dhe mos e teproni. Është me mire nëse këshilloheni fillimisht me një profesionist.
 
4. Te preferoni sipërfaqe te cilat nuk pastrohen lehte
Veshje me pasqyra, rubinet me finitura te arta, pllaka prej qeramike etj janë nder elementet te cilët mund te komprometojnë një pastrim te mire.
 
5. Te nënvlerësoni ndriçimin
Efekte skenografike ne tualet? Nuk janë aspak te tepruara sepse edhe zona e banjës duhet te ketë ndriçimin e merituar.
 
6. Te bëni ekonomi mbi aksesoret
Pajisjet për banjën janë shume te rëndësishme dhe këtu nuk bëjnë pjese vetëm vaska, lavamani, dushi etj por janë pikërisht detajet ato qe bëjnë diferencën siç janë mbajtëset e peshqirëve, mobilie ku te vendosni produktet e bukurisë dhe te higjienës etj.
Loading...


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ARREDIM GABIME TUALET



*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved