Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
6 vendet përrallore nëse doni të shpëtoni nga zhurma e qytetit
 
Shperndaje
ikub#: 1801310139
Kushdo që kërkon të qetësohet dhe largohet nga zhurma e qytetit, i drejtohet në fundjavë fshatit.
Sigurisht që secili ka pëlqimet e vetë lidhur me fshatin, mirëpo keni menduar të vizitoni ndonjëherë fshatrat apo rrethinat përrallore të qyteteve të madha si Italia, Turqia, Austria etj.? Të gjitha fshatrat kanë të përbashkët ajrin e pastër, një dendësi të vogël të popullatës dhe një atmosferë komode.
 
Ja disa vende përrallore, qetësuese, historike dhe magjike me atmosferën që ofrojnë, që do i shijoni shumë dhe do ju shkëpusin nga jeta e zhurmshme e qytetit.
1-Toskana, Itali: San Gimignano është i njohur për shtëpitë në formën e kullave  të ardhura nga mesjeta.
2-Giethoorn, Venecia Holandeze, Holandë: Një nga fshatrat më të mahnitshme në Holandë. Ai është i rrethuar nga kanale ujore gjatësia e përgjithshme e të cilave i tejkalon 4.2 milje.  Njerëzit përdorin barka me rrema dhe anije me motorë elektrikë për të lëvizur. 
3-Uçisar, Turqi: Disa njerëz ende preferojnë të jetojnë brenda atyre shkëmbinjve historik ku mendohet se kanë jetuar njerëzit e parë. Me kalimin e viteve fshati është zgjeruar me shtëpi të tjera moderne që jetojnë në harmoni të plotë me shkëmbinjtë e gdhendur.
4-Monsanto, Portugali: Këtu shtëpitë e vogla me çati të kuqe mbulohen nën gurë të mëdhenj granitesh dhe rrugët e ngushta të gdhendura po në gurë.
5-Alberobello, Itali: Ky fshat është i famshëm për shtëpitë e ndërtuara me gur gëlqeror dhe çatitë në formë konike. Ky fshat është i mbrojtur edhe nga UNESCO si trashëgimi kulturore botërore.
6-Hallstatt, Austri: Një fshat i vendosur në shpatin e malit Alp, me shtëpi të bukura dhe të rrethuara nga një liqen i kaltër. Ky liqen është shtëpia e shumë mjellmave që notojnë në reflektimin e Alpeve të larta. 
 
Nëse jeni ende në dilemë se ku të shkoni merrni ofertat më të mira turistike dhe çmime të leverdishme për të vizituar këto dhe shumë vende të tjera duke klikuar këtu, ofruar nga njoftime.ikub.al
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: FSHATI TURISMI UDHETIMI VENDE

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved