Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Ja sa kohë mund t'i mbani ushqimet në ngrirje
 
Shperndaje
ikub#: 1802050103
Ja sa kohë mund t'i mbani ushqimet në ngrirje A mund te mbahet për shume kohe një ushqim ne ngrirje? Sa mund te jete periudhe ideale dhe çfarë nuk duhet futur asnjëherë ne ketë pjese te frigoriferit?
Ushqimet e ngrira qe qëndrojnë gjate ne ngrirjen e frigoriferit a janë te dëmshme për shëndetin? Sa mund te mbahet ne këtë vend mishi, perimet apo gjellërat? Ka produkte te ndaluara qe nuk duhen futur ne ngrirje? Ja disa këshilla dhe sugjerime për gjithçka.
Ne fakt për çdo produkt duhet respektuar kalendari i ngrirjes specifik duke filluar qe me ambalazhimin e kujdesshëm. 
Buka dhe ëmbëlsirat mund te mbahen maksimumi 1 jave ne ngrirje pasi nëse mbahen me gjate shija do ndryshoje dhe mund te marrin edhe erën e ndenjur.
Mishi. Sa me e madhe te jete copa aq me gjate mund te qëndrojë ai ne ngrirje, por maksimumi është 18 muaj. Pulën nga ana tjetër bëni mire ta ndani ne copa sepse do krijohet akull ne zgavrën bishe dhe kjo do e thaje mishin. E njëjta gjë edhe për peshkun.
Po frutat dhe perimet? Ato mund te mbahen ne ngrirje maksimumi 3 muaj. Me pas është me mire t'i shndërroni ne komposto ose ne ëmbëlsira apo gjellëra sesa t'i konsumoni siç janë.
Ato qe nuk duhet te futen kurrë ne ngrirje
 
Po gjellërat e përgatitura ne shtëpi? Specialistet nuk këshillojnë futjen ne ngrirje te gatimeve qe përmbajnë salca apo kane ne baze miellin pasi shija do ndryshoje tërësisht. Edhe produktet e qumështit duhet te mbahen larg kësaj hapësirë. Po veza? E verdha e vezës nuk duhet vendosur ne asnjë mënyrë sepse do forcohet, ndërkohë qe e bardha këshillohet te vendoset sepse do jete edhe me e thjeshte për t'u rrahur e për t'i bere shkume. Majoneza? Nëse e keni përgatitur vete mund ta mbani ne temperature ambienti, ndërkohë qe as djathin mos bëni gabim ta vendosni ne ngrirje. Pjesa e jashtme do thahet dhe nuk do ketë shijen e mëparshme. 
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: MISHI NGRIRJA PERIME USHQIME

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved