Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
5 detaje të vogla që krijojnë një dekor shtëpie si të katalogëve
 
Shperndaje
ikub#: 1802070135
Dekori i shtëpisë mund të duket sa i vështirë edhe i lehtë njëkohësisht. Shpesh ju mund të blini objekte të shtrenjtë, të bukura, por si përfundimin sërish nuk merrni efektin që dëshironit në shtëpi. Ose thjeshtë nuk ndiheni sikur po qëndroni në shtëpinë tuaj të ngrohtë. Sekreti i dekorit modern dhe komod qëndron tek detajet e vogla.
1-Ndriçimi i shtëpisë.
 
Mos hezitoni të vendosni një llapë apo abazhur tavoline. Ajo përveçse do të shtojë ndriçimin do të shërbejë edhe si një dekor dhe skulpturë për vendet tuaj bosh në tavolinë apo cep të shtëpisë.
2-Përdorni aksesorë vintage.
 
Mos hezitoni të ndërthurni në ambientin tuaj të shtëpisë edhe objekte të vjetra apo që i keni trashëgimi nga e kaluara. Ato do e bëjnë shtëpinë tuaj të ndihet speciale apo si shtëpi katalogësh.
3-Vendosni libra mbi tavolinën tuaj të kafesë.
 
Librat mbi tavolinë janë perfektë për të ndërthuru në dekorin e shtëpisë personalitetin dhe ngjyrat.
4-Batanijet me teksturë dhe thurje moderne.
 
Batanijet që tregojnë cilësi dhe elegancë janë një pasuri në dekorin e divanit tuaj njësoj sa jastëkët e vegjël.
5-Lulet
 
Përdorimi i vazove me lule si pjesë e dekorit do ti japë shtëpisë freski, gëzim dhe energji pozitive.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: DEKORI DETAJET KESHILLA SHTEPIA

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved