Pishina e Shampanjës, destinacioni magjepsës turistik që do ju lërë pa fjalë
 
Shperndaje
ikub#: 1802120007
Pishina e Shampanjës, destinacioni magjepsës turistik që do ju lërë pa fjalë Pishina Shampanjë në Zelandën e Re është quajtur një nga vendet më surrealiste në Tokë nga TripAdvisor.
Pishina Shampanjë në Zelandën e Re nuk është për të notuar dhe definitivisht jo për tu pirë.
 
Pishina Shampanjë ndodhet në Wai-o-Tapu Thermal Wonderland në pjesën veriore të ishullit të Zelandës së Re. Kjo pishinë përbëhet nga ujërat termal të krijuar mijëra vjet më parë nga aktiviteti gjeotermik.
 
Ky aktivitet ka krijuar një pishinë natyrale me ujë të nxehtë që bën shkumë dhe flluska njësojë si pija e shampanjës. Për këtë arsye ajo ka marrë edhe emrin Pishina Shampanjë.
 
Ndërsa ideja për tu larë në të si të ishit në xhakuzi mund të jetë joshëse, duhet ta mendoni përsëri. 
 
Kjo pishinë ka një diametër 65 metra dhe një thellësi 62 metra. Ndërsa sipërfaqja e ujit arrin temperaturën 74 gradë Celsius, ky ujë gjeotermik në fund të pishinës është përvëlues me një temperaturë prej 260 gradë Celsius.
 
Shkuma dhe flluskat e saj formohen si pasojë e rrjedhjes së vazhdueshme të dioksidit të karbonit nga fundi i pishinës.
 
Gjithashtu kjo pishinë është e pasur me një shumëllojshmëri ngjyrash rreth saj si pasojë e një game të gjerë depozitash mineralesh në të. Kjo bën që pishina të rrethohet nga një lëng i shkëlqyeshëm në ngjyrë portokalli.
 
Kjo pishinë është vërtet një vend magjik dhe surreal i krijuar nga natyra, që ja vlen ta vizitoni.
 
Për më tepër vende magjike dhe të bukura turistike klikoni këtu.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: PISHINA SHAMPANJA TRIPADVISOR TURIZMI ZELANDA E RE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved