Pse të martohesh në Shën Valentin nuk është e këshillueshme
 
Shperndaje
ikub#: 1802130117
Pse të martohesh në Shën Valentin nuk është e këshillueshme Martesa në ditën e Shën Valentinit mund te duket një ide shumë romantike, por te dhënat tregojnë se një martese e tillë nuk rezulton të jetë aq sa duket, e shëndetshme.
Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Melbourne në Australi, çiftet që zgjedhin të martohen në këtë ditë, kanë më shumë gjasa të ndahen në krahasim me ata që zgjedhin data të tjera.
Studimi i botuar ne revistën Journal of Population Economics është realizuar përmes analizës se 1.1 milion martesave ne Holandë dhe tregoi se 6% e martesa te lidhura ne ditën e Shën Valentinit kishin përfunduar ne divorc ne harkun e tre viteve, ndërkohë qe mesatarja e divorceve brenda kësaj periudhe te çifteve te martuar ne data te tjera ishte 4% .
Çiftet qe ishin martuar ne ditën e te dashuruarve rezultonin te kishin 45% me shume mundësi te ndaheshin brenda tre viteve nga data e martesës.
Duke analizuar te dhënat, kërkuesit identifikuan gjithashtu edhe një të dhënë qe ne një fare mënyre shpjegon dështimin e martesave ne ditën e te dashuruarve: çiftet e martuar ne këtë ditë, rezultonin qe te kishin me shume mundësi te kishin jetuar se bashku për te paktën një vit, përpara se te vendosnin për tu martuar.
"Ideja për tu martuar ne një datë të caktuar mund të çojë në vendime te pamatura, pa e konsumuar mire marrëdhënien dhe problemet qe sjell ajo, thuhet ne këtë studim, dhe kjo e bën edhe me vulnerabël bashkëjetesën e më pasme".
 
Loading...


Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: CIFTE DIVORCI MARTESA SHEN VALENTINI



 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved