Tortë në formë zemre me petale trëndafili
 
Shperndaje
ikub#: 1802130006
Receta e Dites

Përbërësit
 
- 1 disk pandispanje
- 150 gr sheqer
- 4 te verdha vezësh
- 300 gr pana për ëmbëlsire
- 9 gr xhelatine
- 3 dl qumësht
- 1 molle
- 2.5 dl verë
 
Përgatitja
 
Vini për te vluar qumështin me pas fikni sobën dhe shtoni disa gonxhe trëndafili mbylleni ene me kapak dhe lëreni ne qetësi për 15 minuta. Kulloni qumështin ne një kullese te holle dhe largoni lulet. Pritni diskun e pandispanjes ne forme zemre dhe me pas lageni me pak verë. Me pas ne një ene rrihni mire te verdhat e vezëve me 120 gr sheqer, shtoni qumështin dhe vëreni ne banjëmari ne mënyre qe përbërja te trashet duke e përzier here pas here. Me pas shtoni xhelatinën pasi ta keni zbutur fillimisht ne ujë dhe ta keni shtrydhur. Gjithashtu shtoni dhe panen. Hidhni përbërjen ne enën ne forme zemre dhe lëreni ne frigorifer për 5-6 ore. Me pas vendosni pandispanjen ne forme zemre mbi sipërfaqen e kremit dhe kthejeni ëmbëlsirën ne një pjate. Sistemoni petalet e trëndafilit mbi kremin qe përgatitët. Me pas vini për te vluar verën qe ju ka mbetur me mollën te prere ne copa dhe sheqer gatuajeni për 10 minuta dhe shërbejeni salcën qe përgatitët te ftohte bashke me ëmbëlsirën.
 



Shfleto artikuj te tjere per: GATIMI RECETA TORTA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved