6 arsye përse ndjeni dhimbje gjatë aktit seksual
 
Shperndaje
ikub#: 1802190131
6 arsye përse ndjeni dhimbje gjatë aktit seksual Seksi mundet dhe duhet të jetë shumë gjëra: fuqizimi, elektrizimi, joshje, frymëzim, kënaqësi, energji etj. Ai nuk duhet të jetë i pakëndshëm në asnjë mënyrë.
Nëse gjatë aktit seksual keni shqetësime apo dhimbje duhet ti drejtoheni një gjinekologu. Arsyet mund të jenë të shumta nga një lubrifikim i thjeshtë deri tek çështjet më të rënda shëndetësore.
 
Sipas një studimi gati 75 % e grave ndjenjë dhimbje dhe pakënaqësi gjatë këtij akti. Ja disa arsye pse ndodh kjo.
 
1-Vaginizmi: Kjo ndodh kur muskujt në hapjen e vaginës kontraktohen dhe shtrëngohen pa dashje. Forma të ndryshme të terapisë mund të përdoren për ta trajtuar atë, prandaj është absolutisht me vlerë të vizitosh gjinekologun.
 
2-Mungesa e lubrifikimit: Kjo është një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes seksuale. Zgjidhja? Një lubrifikant me bazë uji. Thatësia vaginale mund të jetë rezultat i niveleve të ulëta të estrogjenit ose një efekt anësor i barnave të caktuara, prandaj sigurohuni që mjeku juaj të dijë se çfarë po ndodh.
 
3-Endometrioza: Kjo është një sëmundje kronike ku indet e mitrës fillojnë të rriten jashtë saj dhe në qafën e mitrës, në tubat fallopiane, vezoret dhe fshikëzën. Ndërsa nuk ka shërim për endometriozë, ka mënyra për të menaxhuar dhe trajtuar simptomat.
 
4-Vaginitis: Ky është një inflamacion i vaginës dhe mund të shkaktohet nga infeksionet maja ose bakteriale. 
 
5-Alergjitë: Edhe pse janë raste të rralla, ka femra që janë alergjike ndaj spermës duke përjetuar skuqje, ënjtje, dhimbje, kruajtje dhe djegie në zonat e tyre intime. në këtë rast duhet të takoni urgjentisht gjinekologun.
 
6-Uterusi i përmbysur: E njohur gjithashtu edhe si mitra e përkulur ose e kërrusur është një çështje gjenetik. Pozicione të caktuara të aktit seksual shkakton dhimbje.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: ARSYET DHIMBJE MARREDHENIET SEKSUALE SEKSI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved