6 gjëra që duhet të dini para se të bini në dashuri
 
Shperndaje
ikub#: 1802220032
6 gjëra që duhet të dini para se të bini në dashuri Ndryshe nga filmat romantikë, në marrëdhënien e jetës reale dashuria është shumë më tepër se çaste intime dhe kohë e kaluar bukur së bashku. Ajo kërkon shumë përpjekje dhe kohë nga të dy partnerët, komunikim dhe tolerancë. Përpara se të vendosni të krijoni një marrëdhënie fillimisht duhet të dini disa gjëra.
1. Nuk ka dy njerëz të njëjtë
 
Asnjëherë mos supozoni se partneri juaj do të ndajë të njëjtat interesa me ju, sepse secili person ka perspektivën dhe qëllimet e veta. Nuk ka dy njerëz të njëjtë dhe është plotësisht në rregull nëse ju keni mendime të ndryshme. Ajo që ka rëndësi është që ju të respektoni zgjedhjet e njëri-tjetrit dhe t'i pranoni ato.
 
2. Mos mendoni çdo gjë shumë gjatë
 
Ndërsa keni pritshmëri të ngjashme nga marrëdhënia juaj, kjo nuk do të thotë që ju mund të kontrolloni gjithçka. Mos e mendoni shumë gjatë edhe gjënë më të vogël, por qëndroni të lumtur në marrëdhënien tuaj.
 
3. Ju jeni përgjegjës për lumturinë tuaj
 
Të jesh në një marrëdhënie është një ndjenjë mahnitëse, por mos e ngatërroni atë me çelësin e lumturisë tuaj. Marrëdhënia juaj nuk është një gjë magjike që mund të rregullojë të gjitha problemet në jetë. Mbani mend se lumturia juaj qëndron në dorën tuaj dhe ju nuk keni nevojë për partnerin tuaj për t'ju plotësuar.
 
4. Asnjë lidhje nuk është perfekte 
 
Asnjë lidhje nuk është e përsosur dhe gjithmonë ka nevojë për përpjekje nga të dy partnerët për ta bërë atë të përsosur. Çdo marrëdhënie duhet të kalojë nëpër faza të vështira, dhe atëherë duhet të qëndroni të fortë dhe të bashkuar për ti zgjidhur problemet. 
 
5. Dashuria nuk duhet të jetë e dhimbshme
 
Do të keni ditë të mira dhe të këqija në marrëdhënien tuaj, por asnjëherë nuk duhet që të komprometoni dinjitetin dhe krenarinë tuaj në një lidhje. Askush nuk duhet të qëndrojë në një marrëdhënie abuzive, pasi dashuria nuk është e dhimbshme.
 
6. Mund të bini në dashuri disa herë
 
Mos mendoni se e humbët dashurinë e parë dhe nuk do të ketë të tjera. Njeriu bie disa herë në dashuri. Nëse marrëdhënia juaj e parë nuk ishte e rehatshme atëherë jeni ende në kërkim të dashurisë tuaj të re.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: CELESI DASHURIA KESHILLA LUMTURIA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved