Pse çiftet kryejnë më rrallë marrëdhënie seksuale se në fillim
 
Shperndaje
ikub#: 1803020112
Pse çiftet kryejnë më rrallë marrëdhënie seksuale se në fillim Marrëdhëniet e reja janë emocionuese. Njohja e personit intelektualisht, emocionalisht dhe fizikisht është një kuriozitet dhe tërheqje reciproke për të gjithë.
Në fillim kërkoni të mësoni gjithçka rreth njëri tjetrit dhe të qëndronim pafundësisht bashkë, për të mos folur pastaj për pasionin i cili është në kulmin e tij. Por, siç e dimë të gjithë, kjo fazë nuk zgjat përgjithmonë. 
 
Sigurisht do të keni marrëdhënie seksuale, por jo në të njëjtën frekuencë si kur u takuat për herë të parë. Kjo është krejtësisht normale dhe nuk është diçka për t'u shqetësuar.
 
Por pse ndodh kjo? Një prej arsyeve madhore është lodhja fizike në punë dhe një ditë e ngarkuar. Kjo i bën ato të ndihen të rraskapitur kur shkojnë në shtrat dhe sigurisht që seksi, nuk është më në plan të parë.
 
Sigurisht që nuk është mungesa e dëshirës, por një ditë e zënë me shumë punë e përgjegjësi që i bëjnë çiftet të kryejnë më rrallë marrëdhënie.
 
Megjithatë komunikimi është me të vërtetë thelbësor, pavarësisht fazës se ku ndodhet marrëdhënia. Përmes komunikimit të mirë mund të keni një jetë seksuale të kënaqshme dhe aktive, duke i shprehur qartë njëri-tjetrit se çfarë kërkoni. Një gjë është e sigurt që ku jetoni bashkë, marrëdhëniet seksuale mund të mos jenë aq të shpeshta, por do të jenë më të kënaqshme.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: CIFTET MARREDHENIA SEKSI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved