Tavë me patëllxhan dhe kunguj
 
Shperndaje
ikub#: 1803030001
Receta e dites
 
Përbërësit
 
- 600 gr patëllxhan
- 350 gr mozzarella
- 120 gr domate te thata
- 35 gr kaperi
- 6 luge vaj ulliri
- 600 gr kunguj
- 50 gr djathë i grire
- 25 gr acuge
- 10 gjethe borzilok
- 1 thelbi hurdhe
- rigon
- spec djegës
- kripe
 
Përgatitja
 
Lani mire patëllxhanët dhe kungujt me pas thajini me letër kuzhine dhe pritini ne feta me trashësi gjysme centimetër me pas vendosini për te pjekur ne grill.
[I ngjashëm: Tavë greke me kunguj ]
Prisni ne feta mozarrellan, Vendosni ne mikser domatet, kaperit, acuget, borzilokun, hurdhën, pak spec djegës, rigon, vajin e ullirit dhe kripe frulojini mire te gjithë përbërësit derisa te përftoni një mase homogjene. Me pas shpërndani ne fundin e tavës pak pesto dhe me pas bëni një shtrese me patëllxhan, kunguj dhe mozzarella, kriposini, shpërndani djathin e grire dhe pak pesto dhe vazhdoni ne këtë mënyrë derisa te mbaroni te gjithë përbërësit duke përfunduar me një shtrese djathë te grire. Mbuloni tavën me letër alumini dhe futeni ne furre me 180'C për 20 minuta me pas largoni fletën e aluminin dhe vazhdoni gatimin me 200'C për 10-15 minuta derisa te marre një ngjyre te arte dhe shërbejeni te ngrohte.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: KUNGULL PATELLXHAN TAVE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved