Si të jeni sa më produktivë
 
Shperndaje
ikub#: 1805120032
Si të jeni sa më produktivë Nëse ju nuk arrini të përfundoni asnjëherë në kohën e caktuar një detyre që ju është caktuar, atëherë ju duhet të veproni menjëherë për të ndryshuar mënyrën tuaj të të punuarit.
Në një Konferencë të mbajtur në Sillicon Valley, Laura Vanderkam, ndau me të gjithë të pranishmit disa strategji të thjeshta të cilat do t’ju ndihmojnë për të rritur produktivitetin tuaj në punë, dhe mbi të gjitha sesi të mirëmenaxhoni kohën tuaj. Ja se cilat ishin disa prej tyre:
Mirëmenaxhim i kohës suaj
Sipas Znj. Vanderkam, hapi i parë për të qenë sa më produktiv është që ju të mirëmenaxhoni kohën tuaj, duke filluar nga detyrat që ju duhet t’i përfundoni brenda ditës e deri tek ato që duhet të planifikoni për gjatë gjithë javës.
Vendosni prioritete
Përpara se të filloni punën, ju duhet t’i ndani detyrat që keni sipas prioriteteve. Një gjë e tillë do t’ju vijë shumë në ndihmë sepse në këtë mënyrë ju do të arrini t’i përfundoni ato në kohën e duhur. Znj. Vanderkam këshillon gjithashtu se nëse doni të shikoni s amë shpejt rezultate pozitive atëherë ju duhet të ndiqni strategjitë e mëposhtme:
Krijoni një listë me të gjithë objektivat që doni të realizoni
Nëse doni të shpenzoni kohën në detyrat më të rëndësishme që keni për të realizuar dhe të mos humbisni kohë duke u marrë me shumë gjëra njëkohësisht, ju këshillohet që të krijoni një listë ku të shkruani të gjitha objektivat që ju duhet të përmbushni brenda ditës.
[Mund të pëlqeni: Seek Adventure in Green Coast! ]
Vetëvlerësim i ecurisë suaj
Imagjinoni sikur është fundi i vitit 2018 dhe ju po i bëni vetes suaj një vlerësim në lidhje me ecurinë që keni pasur gjatë këtij viti. Cilat ishin disa prej arritjeve tuaja më të mëdha gjatë këtij viti? Cilat ishin ato që ju nuk arritët t’i realizoni ashtu siç duhet, dhe cilat ishin disa prej atyre që ju nuk arritët t’i realizoni fare.
Nëse do të vendosni të ndiqni me përpikmëri strategjitë e këshilluara nga Laura Vanderkam, dhe të filloni që të mirëmenaxhoni kohën tuaj duke planifikuar çdo minutë të kohës suaj, padyshim që ju do të jeni më produktivë dhe do të fokusoheni më shumë në atë fusha që kanë më shumë rëndësi për ju.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: EFEKTIVITETI KARRIERA KOHA PUNA

Marre nga Monitor


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved