Eskallop i shoqëruar me kunguj
 
Shperndaje
ikub#: 1805240008
Receta e Dites

Përbërësit
 
- 400 gr mish vici
- 40 gr gjalpë
- 1 garuzhde lëng mishi
- 2 kunguj
- 20 gr pancete
- 1 qepe
- miell
- gjethe mente
- kripe, piper
 
Përgatitja
 
Lani mire kungujt dhe me pas pritini se bashku me lëkurën ne shirita. Qëroni dhe grini qepen, rrihni mishin e vicit dhe me pas lyejini me miell. Ne një ene te gjere shkrini 20 gr gjalpë me zjarre te vogël dhe me pas shtoni qepen, panceten dhe lëreni te skuqet derisa te jete zbutur qepa. Me pas bashkoni kungujt, rregulloni me kripe përziejini dhe vazhdoni gatimin dhe për 2 minuta. Kulloni kungujt nga lëngu i gatimit dhe vërini ne një pjate duke i mbajtur te ngrohta. Ne te njëjtën ene shkrini gjalpin qe ju ka mbetur dhe skuqni filetat e mishit te lyera me miell nga dy minuta për çdo ane. Vendosni përsëri kungujt ne ene dhe shtoni lëngun e mishit te ngrohte, ngrini zjarrin dhe vazhdoni gatimin dhe për 2 minuta te tjera. Rregulloni me kripe nëse është e nevojshme dhe shtoni disa gjethe mente dhe aromatizoni me piper.
[I ngjashëm: Eskallop pule me domate ]



Shfleto artikuj te tjere per: ESKALLOP GATIMI KUNGULL RECETA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved