Sallatë me pulë dhe perime
 
Shperndaje
ikub#: 1805260001
Sallatë me pulë dhe perime RECETA E DITES
Përbërësit
 
- 1 gjoks pule
- 2 domate
- 60 gr ullinj jeshil dhe te zinj
- borzilok
- 2 luge aceto
- 1 patëllxhan
- 100 gr spinaq
- 250 speca te kuq
- vaj ulliri
- kripe, piper
 
Përgatitja
 
Pastroni mire mishin e pulës dhe me pas ndajeni ne dy gjysma. Ngrohni një ene me pak vaj ulliri dhe me pas skuqni mishin e pulës për 5 minuta nga çdo ane me zjarre te vogël. Me pas hiqini nga zjarri dhe lërini te ftohen. Ndërkohë pastroni patëllxhanin, priteni ne feta jo shume te holla dhe vëreni për te pjekur. Fruloni specat e kuq me dy luge vaj ulliri, 1 luge aceto dhe disa gjethe borzilok, kripe dhe piper. Hidheni salcën ne katër pjata. Lani mire spinaqin dhe domatet dhe me pas ndajini ne copa te vogla dhe spinaqin copëtojeni, pritni edhe mishin e pulës ne shirita dhe vëreni ne një tas bashke me patëllxhanët, spinaqin, domatet dhe ullinjte pa bërthamë. Rregulloni me vaj ulliri, aceto, kripe dhe piper dhe përziejini mire sallatën dekoroni me gjethe borziloku dhe shërbejeni me salcën qe përgatitët.



Shfleto artikuj te tjere per: PERIME RECETA E DITES SALLATA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved