Strudel me mish dhe curry
 
Shperndaje
ikub#: 1805280037
Receta e Dites
Përbërësit
 
- 2 pete sfoliat
- 150 gr mish i grire vici
- 4 feta xenxifill i freskët
- 1 luge curry pluhur
- 150 gr mish i grire lope
- 2 qepe
- 150 gr barbunja
- vaj ulliri
- kripe, piper
 
Përgatitja
 
Grini fetat e xenxfillit dhe 2 qepet me pas vërini për te skuqur ne një ene me pak vaj ulliri dhe rregulloni me kripe. Shtoni mishin e grire nga te dyja llojet dhe aromatizoni me piper dhe rregulloni me kripe. Ndërkohë pastroni mire barbunjat dhe gatuajini me avull për 10 minuta, kalojini ne mikser dhe shtojini ne ene ku po gatuani mishin. Skuqni 1 luge curry pluhur me dy luge vaj ulliri dhe hiqini nga zjarri. Bashkoni dhe dy luge te tjera vaj ne te gjithë përbërësit. Hapni petët sfoliat dhe lyejini me përbërjen me curry qe përgatitët dhe me pas shtoni përbërjen me mish dhe vazhdoni kështu deri sa te mbarojnë te gjithë përbërësit. Rrotulloni petët dhe mbyllini ne ane. Me pas futeni strudelin me mish dhe curry ne furre te nxehte me 200'C për 30 minuta dhe shërbejeni te ngrohte ose te ftohte sipas dëshirës.
 



Shfleto artikuj te tjere per: GATIMI MISH RECETA STRUDEL

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved