Strategji për të rritur kreativitetin e skuadrës suaj
 
Shperndaje
ikub#: 1806040001
Strategji për të rritur kreativitetin e skuadrës suaj Nuk mjafton thjesht të kërkosh që punonjësit tuaj të jenë kreativë, dhe të prisni që nga sot nesër secili prej tyre të sjellë ide të reja. Strategjitë e mëposhtme do t’ju ndihmojnë për të nxitur skuadrën tuaj që të jetë sa më kreative dhe të ketë gjithmonë ide inovative:
1. Inkurajojini punonjësit që t’i shprehin idetë dhe mendimet e tyre. Nga një ide mund të lindin akoma edhe më shumë të tjera, por edhe mund të përmirësohet ajo.
2. Lejoni punonjësit tuaj që të punojnë në mënyrën që ata ndihen më mirë. Do të shikoni që ata jo vetëm do të ndihen më mirë, por niveli i produktivitetit do të shënojnë rritje dhe idetë e reja që do të prezantohen do t’ju befasojnë.
3. Ekspozojini punonjësit në praktika pune të ndryshme. Për shembull, ju mund t’i mundësoni punonjësve tuaj një udhëtim ku ata të kenë mundësi që të njihen edhe më mirë me njëri-tjetrin. Kjo mund të ndikojë që ata të paraqesin ide të reja dhe sa më kreative.
4. Zhvilloni sa më shumë brainstorming (të dhënit e ideve rreth një problemi të caktuar). Pas një raundi fillestar me sugjerime dhe ide, diskutojeni secilën prej tyre me të gjithë anëtarët e skuadrës suaj, duke caktuar gjithashtu se cila është më e duhura për t’u zhvilluar më tej. 
 
Shfleto artikuj te tjere per: IDE INKURAJIMI KARRIERA STRATEGJI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved