Sardele të marinuara me majdanoz
 
Shperndaje
ikub#: 1806180005
Sardele të marinuara me majdanoz Receta e Dites
Përbërësit
 
- 500 gr sardele te vogla
- 4 luge vaj ulliri
- 5 limon
- majdanoz
- kripe, piper
 
Përgatitja
 
Pastroni mire sardelet e vogla, largojini kokën dhe pjesët e brendshme dhe me pas hapeni si një libër duke i eliminuar edhe bishtin. Shpëlajini mire nen ujë te rrjedhshëm dhe me pas largojini ujin e tepërt. Vërini filetat e sardeleve pranë njëra tjetrës ne një shtrese te vetme dhe me pas shtoni lëngun e 3 limonëve ne mënyrë qe te mbulohen tërësisht. Lërini te marinohen ne frigorifer për te paktën 60 minuta. Ndërkohë përgatitni ne një kavanoz lëngun e 2 limonëve qe ju mbeten, vaj ulliri, kripe, piper dhe gjethet e grira holle te majdanozit. Me pas kulloni sardelet nga lëngu i marinimit dhe vendosini ne një pjate rregulloni me salcën qe përgatitet dhe lërini përsëri për 30 minuta ne qetësi para se ti shërbeni. Dekoroni pjatën sipas dëshirës me gjethe majdanozi dhe feta limoni.
 
Shfleto artikuj te tjere per: GATIMI MAJDANOZ RECETA SARDELE

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved