Eskallop pule me domate
 
Shperndaje
ikub#: 1806200003
Eskallop pule me domate Receta e Dites
Përbërësit
 
- 600 gr mish pule
- 40 gr fara pishe
- 1 luge rigon
- 100 gr domate te thata
- 20 gr kaperi
- 1 gote verë e kuqe
- miell
- vaj ulliri
- kripe
 
Përgatitja
 
Pritni ne feta mishin e pulës dhe me pas rrihini me cekic kuzhine derisa te hollohen. Kulloni kaperit nga lëngu i tyre i konservimit dhe shpëlajini ne ujë te dhe me pas thajini me letër kuzhine. Kulloni edhe domatet nga vaji i tyre dhe thajini edhe ato me letër kuzhine. Ne një ene hidhni pak miell dhe lyeni filetat e pulës, shkundini ne mënyrë qe te largoni miellin e tepërt dhe vërini ne një ene për ti gatuar jo sipër njëra tjetrës me 4-5 luge vaj ulliri duke i skuqur nga te dyja anët. Me pas shuajini me verë dhe lërini te avullohet gjithashtu rregulloni dhe me kripe. Me pas shtoni domatet, kaperit, rigonin dhe farat e pishës dhe gatuajini perse për disa minuta me zjarre te vogël. Shërbejini eskallopet e pulës me domate.
Shfleto artikuj te tjere per: ESKALLOP GATIMI PULA RECETA

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved